• |
ide | kryesore

Erion Alibej dyshohet se porositi edhe vrasjen e Bujar Çelës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Përveçse porositi vrasjet e Emiljano Ramzanit dhe Regis Runajt, Erion Alibej dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Burime nga Policia e Elbasanit thanë për gazetën Mapo se 34-vjeçari dyshohet se ka organizuar edhe vrasjen e Bujar Çelës. Ende nuk ka prova të mjaftueshme, por po hetohet për këtë vrasje. Erion Alibej cilësohej me rrezikshmëri të lartë në Elbasan dhe mendohet se ka organizuar vrasjet e fundit që kanë ndodhur në këtë qytet. Ai është arrestuar nga RENEA.



3 Comments

  1. Pasluftë. Kosova udhëhiqet nga misioni ndërkombëtar i UNMIK-ut. Dhe, si çdo administratë e vendosur në një vend të huaj edhe UNMIK-u kishte nevojë për shqiptarë. Shumica punësoheshin si përkthyes. Të tjerë në pozicione tjera me më shumë rëndësi. Ndër ata që ishin bërë pjesë e këtij misioni ishte edhe Argita Berisha, bija e Sali Berishës. Si bija liderit opozitar të Shqipërisë, natyrisht që ajo do të binte në sy. Do të dallohej nga të tjerët, me apo pa dëshirën e saj. Por, më shumë se për këtë të fakt të kontrollueshëm, ajo do të binte në sy për një dëshirë të saj pothuaj të pakontrollueshme. Argita donte shumë që ta vizitonte Beogradin. Kishte bërë disa herë kërkesa, por i ishin refuzuar. Megjithatë, pas një kohe insistimi i saj shpaguhet. I mundësohet vizita në Beograd. Bashkë me të udhëton edhe Nje kolege perkthyes nga Kosova. Entuziazmi i Argitës gjatë vizitës në Beograd ishte gati i pabesueshëm, do të tregonte më vonë Kolegu i Argites. Ajo ishte e mrekulluar nga qyteti. “Do t’ia kryej porosinë nënës Milicë, ta vizitoj parkun, qendrën e qytetit, Hotel Moskën dhe kam për t’i ble edhe “tentene””, i kishte thënë ajo para se të niseshin. I habitur nga ajo që kishte dëgjuar, ai instinktivisht e kishte pyetur: Ti nënën nga Beogradi e ke? Po, do të pohonte ajo, pa dhënë më shumë shpjegime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *