• |
ide | kryesore

Europa League: ja si Tirana evitoi përplasjet me Milan e Totenham

-Instant, Sport



Është hedhur në Nyon shorti i playoff të Europa League, në program në 1 tetor. Pasi evitoi raundin e tretë të kompeticionit, për shkak të përzgjedhjes fatlume me short, Tirana edhe në playoff ka shmangur përplasjet me gjigantët e Milan e Tottenham. Në fakt, vendimtare ka qenë përgjedhja e rrugëtimeve të shpërndara në dy mënyra: rrugëtimi kryesor dhe ai i Kampionëve. Kështu, Milan – që nuk ishte kokë grupi – evitoi përplasjet e forta me Tottenham, Wolsburg e Galatasaray, do të përballet me fituesen mes Besiktas (Turqi) e Rio Ave (Portugal). Fillimisht të besuarit e Pioli, duhet të eleminojnë në raundin e tretë norvegjezët e Bodø/Glimt.

Tirana në anën tjetër, duke qenë në rrugëtimin e kampionvë, ka patur rrezikun për të gjetur edhe njëherë përballë Crvena Zvezda. Ndarja ka vazhduar të jetë me fat për bardheblutë që shmangën edhe kampionët e Serbisë ashtu dhe Dinamo Brest. Natyrisht, shorti mund të kishte qenë më gjeneroz, me kundërshtarë shumë më të thjeshtë se Young Boys (me të cilin bardheblutë do të sfidohen në playoff). Gjithësesi, goglat nuk i rezervuan Flora Tallin, por të paktën evituan përballjet titanike me skuadra si Milan apo Tottenham i Jose Mourinhos, me të cilin tashmë duhet të përballet Shkëndija e Ernest Gjokës.

RRUGËTIMI KRYESOR

Grupi 1
Basel (SUI) – Anorthosis (CYP) – CSKA-Sofia (BUL) / B36 (FRO)
Hapoel Beer-Sheva (ISR) / Motherëell (SCO) – Viktoria Plzeň (CZE) / SønderjyskE (DEN)
Beşiktaş (TUR) / Rio Ave (POR) – AC Milan (ITA) / Bodø/Glimt (NOR)

Grupi 2
Sporting CP (POR) / Aberdeen (SCO) – LASK (AUT) / Dunajská Streda (SVK)
Rosenborg (NOR) / Alanyaspor (TUR) – Mura (SVN) / PSV Eindhoven (NED)
Copenhagen (DEN) / Piast Gliwice (POL) – Rijeka (CRO) / Kolos Kovalivka (UKR)

Grupi 3
Charleroi (BEL) / Partizan (SRB) – Apollon Limassol (CYP) / Lech (POL)
St. Gallen (SUI) / AEK Athens (GRE) – Wolfsburg (GER) / Desna Chernihiv (UKR)
Malmö (SWE) / Lokomotiva Zagreb (CRO) – Granada (ESP) / Locomotive Tbilisi (GEO)

Grupi 4
Shkëndija (MKD) / Tottenham (ENG) – Rostov (RUS) / Maccabi Haifa (ISR)
FCSB (ROU) / Slovan Liberec (CZE) – APOEL (CYP) / Zrinjski (BIH)
Standard Liège (BEL) / Vojvodina (SRB) – Fehérvár (HUN) / Reims (FRA)
Willem II (NED) / Rangers (SCO) – Galatasaray (TUR) / Hajduk Split (CRO)

26 fituesit e raundit të tretë kualifikues

RRUGËTIMI I KAMPIONËVE

Grupi 1
Young Boys (SUI)* – Tirana (ALB)**
GNK Dinamo (CRO)* – Floriana (MLT) – Flora Tallinn (EST)
Djurgården (SËE) / CFR Cluj (ROU) – KuPS (FIN) – Sūduva (LTU)

Grupi 2
Ararat-Armenia (ARM) – Celje (SVN) – Crvena zvezda (SRB)*
Dynamo Brest (BLR)* – Ludogorets (BUL)**
Sarajevo (BIH) / Budućnost Podgorica (MNE) – Riga (LVA) / Celtic (SCO)

Grupi 3
Legia (POL) / Drita (KOS) – Qarabağ (AZE)*
Sheriff (MDA) / Dundalk (IRL) – KÍ (FRO) / Dinamo Tbilisi (GEO)

9 fituesit e raundit të tretë kualifikues
*5 të eleminuarit në raundin e tretë kualifikues të UEFA Champions League (rrugëtimi i Kampionëve)
**2 skuadrat e eleminuara në raundin e dytë kualifikues të UEFA Champions League (rrugëtimi i Kampionëve)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *