• |
ide | kryesore

FOTO/ Nuk i ndaloi policisë, “Porche” luksoz gjendet e braktisur në Elbasan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një mjet tip “Porche Cayenne” e tipit të fundit është gjetur e braktisur në rrethinat e qytetit. Mjeti u ndoq mbrëmjen e shkuar nga policia dhe drejtuesi nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga ana e forcave RENEA. Mësohet se mjeti ishte marrë me qira dhe pronari i makinës, ka deklaruar se nuk kishte pas kontratë me personin që e kishte marrë për ta shfrytëzuar.


Sipas Panorama, pronari ka deklaruar se nuk kishte mbajtur as kartën e identitetit të personit që e drejtonte. Policia ka nisur hetimet dhe kërkimet duke u bazuar tek të dhënat fizike që ka dhënë qiradhënësi. Ende nuk dihet nëse automjeti është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale. ©LAPSI.al


auto_KU-2U1600460423

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu