• |
ide | kryesore

Godin akord me Cagliari: hapet rruga për transferimin e Vidal tek Inter

-Instant, Sport



Diego Godin është gjithnjë e më pranë Cagliarit. Pas disa ditë qendrimi pezull, mbrojtësi uruguajan ka arritur një akord parësor me shoqërinë sarde e me Inter, për të kompletuar mozaikun e transferimit të tij në kuqeblu. Godin ka arritur akordin ekonomik me Inter për daljen e mirë, pas zgjidhjes konsensuale të kontratës e në të njëjtën kohë një akord me Cagliari për një kontratë tre vjecare.

Mungojnë firmat, natyrisht shumë të rëndësishme, por në këtë rast vetëm hapi i fundit formal për të parë kalimin e amerikano jugorit në Sardenjë. Me Godin tek Cagliari, Inter lirohet nga një rrogë e rëndë që mund të përdoret për të kënaqur kërkesat e Vidal e të zhbllokojnë përfundimisht tratativën me Barcelonën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *