• |
ide | kryesore

Historia e plotë/ Si u lidhën shqiptarët me kartelet latine të kokainës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Goditja e kartelit shqiptar të trafikut të drogës me në krye Dritan Rexhepin që drejtonte gjithçka nga një burg në “Quito, kryeqytetin e Ekuadorit riktheu në vëmendje historinë se si shqiptarët kanë arritur të jenë një pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti në mbarë Europën.

Sipas të dhënave të policisë italiane dhe Europolit, “perandoria” e ngritur nga Rexhepi bënte të gjithë procesin, nga lidhja e kontratave me kartelet e Amerikës Latine, transporti në Europë nëpërmjet brigjeve të Shqipërisë, Belgjikës, Greqisë dhe Italisë dhe më pas shitja te shpërndarësit e mëdhenj në këto vende. Vetëm në 5 vitet e fundit autoritetet mundën të sekuestronin 4 tonë kokainë dhe mbi 5.5 milionë euro të përfituara nga ky trafik.

Dritan Rexhepi porositi nga burgu në Ekuador pengmarrjen e Jak Prengës -  Gazeta Mapo

Në tetor të një viti më parë në portin e Pireut në Greqi u pikas 137 kilogramë kokainë e cila ishte nisur nga porti i Guayaquil në Ekuador me destinacion final Portin e Durrësit. Kjo nuk ishte ngarkesa e parë që ndjek këtë rrugë. Ekspertët e policisë thonë se kartelet e dogës të Amerikës Latine duket se e kanë “braktisur” Kolumbinë e njohur tashmë si një nga eksportuesit më të mëdhenj të kokainës në botë për të kërkuar rrugë të reja.

Tashmë në dritë kanë dalë Ekuadori dhe Venezuela. Zyrtarë të lartë të antimafias italiane kanë raportuar me shqetësim fuqizimin e lidhjeve të mafias shqiptare me atë italiane duke krijuar lidhje direkte me kartelet e drogës për të sjellë “pluhurin e bardhë” në Europë. Nisur nga disa sekuestrime në portet e Holandës, Belgjikës dhe Greqisë duket se linja më e re e trafikut të drogave të forta kalon nga Shqipëria.
Heroina vjen nga Turqia ku trafikantët shqiptarë dërgojnë kanabis. Tashmë jo vetëm nëpërmjet rrugëve tokësore nga Kosova apo Maqedonia, por më së shumti nga deti. Kujtojmë shkatërrimin e grupit të Met Kananit që mediat turke e kishin pagëzuar si “Eskobari shqiptar”.

Sot u vra 'ushtari' i tij/ Kush është Met Kanani, baroni i trafikut të  drogës, i njohur si Eskobari shqiptar - Shqiptarja.com
Met Kanani

Mjaft aktive është edhe linja e re e kokainës që vjen nga Amerika Latine. Trafikantët tashmë kanë zgjedhur rrugën Guayaquil (Ekuador) – Pire (Greqi) – Durrës (Shqipëri). Në raportin për luftën kundër narkotrafikut, Departamenti Amerikan i Shtetit theksoi se grupet kriminale shqiptare trafikojnë kokainë dhe heroinë direkt nga vendet e prodhimit në Amerikën e Jugut dhe Azi për në Europë.

Kjo mbështetet në shtimin e rasteve kur në Shqipëri janë kapur ngarkesa droge që vinin direkt nga Kolumbia dhe Ekuadori, teksa janë zbuluar edhe laboratorë droge të ndërtuar në bashkëpunim me amerikano-latinë të ardhur në Shqipëri. Por pas këtij trafiku ndërkontintental numërohen edhe vrasje dhe ekzekutime barbare të shqiptarëve në Amerikën Latine.

“Dashuria e parë” ishte Kolumbia

Rasti i parë i njohur i trafikut të drogës nga Amerika Latine është në vitin 2001, kur në Shqipëri u zbulua grupi i parë kriminal i trafikimit të kokainës kolumbiane në Europë. Policia arrestoi 6 anëtarë të grupit, ndër ta Frederik Durda dhe Sokol Koçiu, ky i fundit në atë kohe ishte oficer në Prokurorinë e Përgjithshme. Operacioni “Operación Journey” i agjencisë amerikane kundër drogës, DEA, vërtetoi se ky grup kishte pasur, që prej vitit 1999, kontakte me kartelin kolumbian të Medellínit dhe ishte pjesë e një rrjeti të madh ndërkombëtar të trafikut të kokainës.

Padronët" e grupit Kokaina/ Ferdinand Durda e Arben Bërballa të lidhur me  kartelin e Pablo Escobar, dashuria me kolumbianen dhe fundosja e anijes  "Privilege"
Grupi ne takim me Escobar

Në një dokumentar të RAI 3 të titulluar “Narcotica” oficeri italian i antidrogës në Shqipëri deklaroi se ky grup kishte planifikuar të blinte një nëndetëse për të transportuar përmes Mesdheut kokainën e ardhur nga Amerika e Jugut.

Kokaina nisej nga Kolumbia, kalonte transit në Spanjë dhe më pas përfundonte në Shqipëri. Këtu përgatitej dhe bëhej gati për t’u hedhur në tregun e Europës Perëndimore. DEA i kishte nisur hetimet për këtë grup që në vitin 1999. Hetimet zbuluan se përmes anijeve ishin transportuar të paktën 60 tonë kokainë nga Kolumbia dhe Venezuela në Europë. Ky rast tregoi se krimi shqiptar kishte kthyer vëmendjen nga trafiku i kokainës, pasi deri në atë kohë aktiviteti më i zakonshëm i shqiptarëve ishin trafiku i prostitucionit, armëve dhe kanabisit.

vitin 2011, Departamenti Amerikan i Shtetit foli për herë të parë për bashkëpunimin e grupeve kriminale shqiptare me ato kolumbiane për trafikimin e kokainës në Evropë. Në këtë vit, u kapën edhe rastet e para të ngarkesave me kokainë me destinacion Shqipërinë.

Ishte 22 marsi i vitit 2011, hetimet në portin e Tarragonas në Katalonia gjurmuan një tjetër rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Ai ishte lidhur me kartelet kolumbiane dhe dërgonte kokainë nga Kolumbia në Spanjë dhe Belgjikë, duke e shkrirë drogën në vaj palme. 52 fuçi me vaj të tillë u identifikuan në portin e Antverpit, të porositura nga një kompani në Gjirokastër, në pronësi të Dhimitraq (Vullnet) Harizajt. Pasi droga arriti në destinacion, ajo u sekuestrua nga policia, e cila arrestoi Dhimitraq Harizajn, që u dënua me 12 vjet burg.

Referuar mediave ekuadoriane në nëntor të vitit 2013, në një kontejner u zbuluan 125 kilogramë kokainë dhe destinacioni ishte sërish Porti i Durrësit. Vetëm një vit vonë nga i njëjti port, policia ekuadoriane sekuestroi 89 kilogramë kokainë që sërish destinacion kishte portin detar me të madh të Shqipërisë.

5 qershor 2014, nga Ekuadori mbërriti në Mal të Zi një ngarkesë me 250 kilogramë kokainë, e fshehur në një kontenier bananesh. Ngarkesa ishte porositur nga kompania “Rrapo”, në pronësi të Dritan Rrapaj dhe të ëmës Nezike Rrapaj në Fier. Destinacioni i drogës, me vlerë 12,5 milionë euro, ishte Italia dhe Franca, por hetimet e autoriteteve shqiptare nuk gjetën prova që ta përfshinin familjen Rrapaj në trafik.

7 qershor 2014, në Ekuador u arrestua Dritan Rexhepi (34 vjeç) nga Vlora pas një operacioni policor në Quito, ku u kapën 278 kilogramë kokainë. Rexhepi mbante emër të rremë, por u identifikua falë të dhënave të Interpolit, pasi dyshohej për një sërë krimesh të rënda, përfshi vrasje me pagesë, trafik droge dhe grabitje bankash në Belgjikë, Holandë, Itali dhe Spanjë. Në Shqipëri ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve Arben Keqi dhe Durim Kasmi në vitin 1999.

12 qershor 2014, policia zbuloi në Laç një laborator kokaine dhe heroine, në një vilë në pronësi të ish-policit 46-vjeçar Gëzim Çela, i dënuar me 6 vite burg në Turqi dhe me 11 vite në Itali për prostitucion dhe trafik droge. Policia arrestoi 11 persona, ndërkohë që shpalli në kërkim Çelën, i dyshuar si kreu i grupit. Në laborator u gjetën 7 kilogramë kokainë, 18 kilogramë heroinë dhe rreth 850 litra përzierës, të sjellë nga vendet e Amerikës së Jugut. U gjetën gjithashtu rreth 100 kilogramë marijuanë. U sekuestruan një makinë e blinduar dhe armë, si pistoleta, snajperë dhe granata dore.

14 janar 2015, policia shqiptare zbuloi një tjetër laborator droge, në Xibrakë të Elbasanit. Ky ishte laboratori më i madhi i kapur ndonjëherë në Ballkan. Policia gjeti aty 121 kilogramë drogë, prej të cilëve 100 kilogramë ishin kokainë e përzierë, 18 kilogramë kokainë e pastër dhe 3 kilogramë e papërpunuar. Në laborator u zbuluan gjithashtu rreth 4 tonë përzierës, të sjellë nga Kolumbia dhe Bolivia. 9 persona u arrestuan, mes të cilëve dy shtetas kolumbianë Cesar Avila dhe Valter Moreno, ekspertë të përpunimit të kokainës.

Laboratori i kokainës në Xibrakë, Genci Xhixha u njoftua se po ndiqej
Laboratori i kokainës në Xibrakë

Një operacion tjetër që dëshmon për një linjë të konsoliduar të trafikut të kokainës nga Ekuadori, ishte ai i vitit 2016, ku u gjetën 101 kg kokainë të fshehura në një kontejner me banane te ngarkuara për në Shqipëri.

30 maj 2017, u vra në një lagje të Guayaquilit në Ekuador Ilir Hidri, 40 vjeç, nga Vora. Ai u ekzekutua me 3 plumba nga dy persona që po e ndiqnin me motor. Autoritetet vendase e lidhën vrasjen e tij me trafikun e drogës. Pati edhe raportime se pas një arrestimi të tij në Spanjë ai kishte pranuar të bashkëpunonte me DEA-n amerikane, por kjo mbeti e pakonfirmuar.

Pak muaj më pas, në të njëjtin qytet, më 8 nëntor 2017 u sulmua Remzi Azemi nga Kosova. Ai u qëllua me 4 plumba teksa po udhëtonte me bashkëshorten dhe vajzën e tij me një makinë të blinduar, dhe i mbijetoi atentatit. Azemi kishte shtetësi ekuadoriane dhe jetonte prej 8 vitesh atje. Autoritetet e Ekuadorit po e hetonin për trafik dhe për lidhje të mundshme me vrasjen e Ilir Hidrit. Plagosja e Azemit nxori në dritë dhe një grup të strukturuar kriminal në të cilin bënin pjesë shqiptarë ekuadorianë edhe grekë.

27 shkurt 2018, u kap në Maminas ngarkesa më e madhe e kokainës në Shqipëri. Pas njoftimeve nga Gjermania, Policia shqiptare kapi 613 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 180 milionë euro. Ngarkesa vinte nga Kolumbia dhe i përkiste rrjetit Clan del Golfo. Ajo u gjet brenda një kontejneri me banane të porositura nga kompania “Arbri-Garden” në pronësi të Arbër Çekajt. Ky u arrestua në Dusseldorf të Gjermanisë më 4 maj 2018. Sipas burimeve nga policia, në dhjetor të vitit 2015, policia kishte kapur 90 kilogramë kokainë në Ekuador, sërish të porositura nga Arbër Çekaj.

613 kg kokaine ne Maminas Archives - Gazeta Mapo

prill 2018, në Bogotá u vra Adriatik Lagji nga Saranda, i cili jetonte prej 14 vitesh në Kolumbi. Sërish dyshimi kryesor për vrasjen e tij është përplasja për trafikun e kokainës.

1 maj 2018, në një operacion të DEA-s amerikane dhe policisë spanjolle u arrestuan në Spanjë Julian Deblini (Gjoka) dhe Dritan Gradica (Arjan Ndoci), si dhe tre persona të tjerë. Ata ishin pjesë e një rrjeti që trafikonte kokainë nga Kolumbia me anë të fluturimeve charter. Atyre iu kap rreth 1 ton kokainë e importuar nga grupi Clan del Golfo dhe 1,5 milionë euro në të holla. Aktiviteti i grupit shtrihej edhe në Shqipëri, si për trafikun e drogës, ashtu edhe pastrimin e parave.

19 tetor 2018, policia zbuloi laboratorin e tretë të drogës në vend, në fshatin Brenog të Hasit. Policia kapi 100 kilogramë opium me prejardhje nga Azia, e cila shërbente si lëndë e parë për prodhimin e heroinës. Përzierësit e përdorur për prodhimin e drogës ishin importuar nga Kolumbia. Policia arrestoi 5 persona, ndërsa 17 persona u shpallën në kërkim, përfshi dy shtetasit turq Iskander Saleh dhe Nedjet Cersuroglu. Pronari i laboratorit ishte Admir Hoxha. Më 24 janar 2019, turku Nedjet Cersuroglu u gjet i vdekur në një apartament në qytetin e Prishtinës në Kosovë, në rrethana ende të paqarta. Hetimet vërtetuan përfshirjen e 4 grupeve kriminale të trafikut të drogës që shtrijnë aktivitetet e tyre në Shijak, Lezhë, Fier dhe Sarandë. Sipas policisë, laboratori mund të ketë prodhuar më shumë se 180 kilogramë drogë.

Më 30 janar 2019, për llogari të autoriteteve italiane policia shqiptare arrestoi në zonën e ish-bllokut në Tiranë, Dorian Petokun. Sipas mediave italiane, ai ishte i përfshirë me klanin roman të Casamonicas, që trafikonte 5 deri në 7 ton kokainë në vit nga Amerika Latine në Itali. Petoku, së bashku me një shtetas malazez, thuhet se kishte rolin e ndërmjetësit të çmimit të drogës me narkotrafikantët kolumbianë.
Në mars 2019, Departamenti i Shtetit në raportin e tij vjetor për trafikun e drogës shprehet se tashmë Shqipëria është bazë operacionale për grupet kriminale të përfshira në trafikun e drogës nga Amerika Latine në Europë.

Më 2 shtator 2019 në një qytezë rurale të Brazilit u sekuestruan 617 kilogram kokainë, në pako të mbështjella me logon e klubit të futbollit të Elbasanit, e që dyshohet se kishte gjithashtu destinacion Shqipërinë.

617kg of cocaine with 'Kf Elbasani' logo on it seized in Brazil; it is  suspected the destination would be Albania - Oculus News

Përplasjet për kokainën janë transferuar shpesh edhe në Shqipëri. Në 17 janar në Kamzë u rrëmbye dhe më pas u vra Jan Prenga. Ishte pikërisht Dritan Rexhepi që akuzohet se urdhëroi pengmarrjen e Prengës pasi vëllai i këtij të fundit kishte marrë dhe fshehur një sasi të madhe kokaine të nisur nga grupi i tij nga Ekuador.

jan prenga – Lapsi.al
Jan Prenga

Ekspertet e antitrafiqeve flasin tashme për një linjë të konsoliduar direkte të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, linje e cila ka tërhequr edhe vëmendjen e DEA-s amerikane. Aq prezent është faktori shqiptar në Amerikën Latine sa në Kolumbi është hapur një nga diskot më të mëdha e quajtur “Albania Disco”. Ajo mban simbolet shqiptare të stampuara në bluzat e stafit dhe mure. ©Përgatiti LAPSI.al



10 Comments

  1. Baba i burrit te misit ka qene vrare nje dite me pas shpetim haklajt
    Prandaj burri i missit paska pasur imunitet nga policia/gjykata se kane qene dorasit e sali berishes

    1. Po cja fusni pordhes kot. Kapen nje loqe italianet dhe u be nami. Ca tropojan leshi aman. Po sa fierake, e vlonjate e durrsake e shkodrane, elbasane etj etj jane trafikante. Nuk mbarohen. Durrsi ka familjen nr.1 mafioze, qe cakton deputete, kryetar bashkie, pse jo qeverie. Me klub futbolli, hotele, ehu. Kapen bosat thone, bosat e leshit.

  2. Lulzim Basha deklaroi se ai do të kandidohet sërish për deputet, në cilën zonë të ketë qejf, edhe pse mbi kurriz ka një mal me akuza për vrasje, duke nisur nga Remzi Hoxha, vrasjet në Gërdec, apo ato në Bulevard, për të mos folur për aferat korruptive të fëmijëve të tij.

    Për të mos përmendur këtu vetë Lulzim Bashën, që përveç akuzës për vjedhjen e mbi 200 milionë eurove në “Rrugën e Kombit” kur ishte ministër i Transporteve, akuzohet edhe si përgjegjës për 4 vrasje në Bulevard.
    Cdo Tropojan shpellkare i salihut vetem drogen krimin vrasjet kete dine te bejne me mire ne jete,u shkeput dhe nje peme e krimit te klanit mafioz trusti i geshtenjave te udhehequr nga salih karaxhic berisha

  3. Si u lidhen?

    Mjafton te hidhesh nje sy vilave lluksoze, makinave, orave ne duar, kullave, lokaleve, restoranteve, club, partive pulitike qe te kuptosh cdo gje eshte Droga, Mafia ose Kolumbia e ballkanit = Skiperi.

  4. S’na mbetet vecse te hapim ne Shqiperi nje Disko gjigande me emrin ‘Kolumbia’ dhe me logon e Rilindjes

  5. Asgjë gabim s’ka bërë Tit Vasili. Këshilli politik realisht është një organ seksual i sajuar, për t’u dukur që dhe opozita mund të bëjë diçka, pas tredhjes nga Berisha dhe Meta”O mire e qive mamin motren dhe vajzen si pas porosise se babysit shpirteror salih qe ta ndihmoni me sa me shume shpellkare qe ai pastaj ti zevendesoje me keta qe po futen neper burgje e europes,vazhdoni shpellkare qihini femrat e shtepive,mos harroni asnjehere urdherat e salih karaxhic berishes

  6. Pasluftë. Kosova udhëhiqet nga misioni ndërkombëtar i UNMIK-ut. Dhe, si çdo administratë e vendosur në një vend të huaj edhe UNMIK-u kishte nevojë për shqiptarë. Shumica punësoheshin si përkthyes. Të tjerë në pozicione tjera me më shumë rëndësi. Ndër ata që ishin bërë pjesë e këtij misioni ishte edhe Argita Berisha, bija e Sali Berishës. Si bija liderit opozitar të Shqipërisë, natyrisht që ajo do të binte në sy. Do të dallohej nga të tjerët, me apo pa dëshirën e saj. Por, më shumë se për këtë të fakt të kontrollueshëm, ajo do të binte në sy për një dëshirë të saj pothuaj të pakontrollueshme. Argita donte shumë që ta vizitonte Beogradin. Kishte bërë disa herë kërkesa, por i ishin refuzuar. Megjithatë, pas një kohe insistimi i saj shpaguhet. I mundësohet vizita në Beograd. Bashkë me të udhëton edhe Nje kolege perkthyes nga Kosova. Entuziazmi i Argitës gjatë vizitës në Beograd ishte gati i pabesueshëm, do të tregonte më vonë Kolegu i Argites. Ajo ishte e mrekulluar nga qyteti. “Do t’ia kryej porosinë nënës Milicë, ta vizitoj parkun, qendrën e qytetit, Hotel Moskën dhe kam për t’i ble edhe “tentene””, i kishte thënë ajo para se të niseshin. I habitur nga ajo që kishte dëgjuar, ai instinktivisht e kishte pyetur: Ti nënën nga Beogradi e ke? Po, do të pohonte ajo, pa dhënë më shumë shpjegime.

  7. Nuk ma merr për keq, sepse te Luli nuk gjej asgjë të përbashkët me Shvejkun veçse edhe ky si Shvejku është përherë i binduri para pushtetit, merr atë që gjen qoftë edhe 5 lekë ose 13 milionë euro… Edhe një gjë tjetër: O zot, ç’lumë fjalësh për të mos thënë asgjë!- si njëri edhe tjetri. As ky nuk i merr seriozisht pyetjet që i bëhen, aq më pak përgjigjet…

    Mbrëmë, në një televizion, Lulin e PD e pyetën ‘a do ta bëni prapë president Ilir Metën?’. Lulit i erdhi në shteg për t’u diferencuar nga budallenjtë që i gjen rrugëve pa numërim. Mirëpo nuk e bëri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *