• |
ide | kryesore

Justin Bieber publikon bashkëpunimin e rradhës me Chance the Rapper

-Instant, Paparazzi, Slider



Justin Bieber dhe Chance the Rapper kanë publikuar këngën e re, “Holy”, me një video pesë minutëshe me protagoniste Ryan Destiny nga seriali “Star” dhe Wilmer Valderrama nga “NCIS”.

Kënga ka të bëjë me dashurinë, shpresën dhe besimin. Videoja u drejtua nga Colin Tilley, i cili kohët e fundit xhiroi videon e “WAP” të Cardi B dhe Megan Thee Stallion dhe fabula na sjell Justin si një punonjës në karburant (momentalisht të papunë) dhe Destiny si të dashurën e tij, një infermiere.

Çifti dëbohen nga shtëpia e tyre dhe e gjejnë veten në rrugë para se Valderrama, i cili luan një ushtar të Ushtrisë Amerikane, t’i marrë ata për një vakt me familjen e tij. Skenat e fundit të videos tregojnë personazhet rreth tryezës së darkës, duke u kapur për dore dhe duke u lutur.

Teksa ka shpërndarë videon, Bieber tha në rrjetet sociale se një “epokë e re” ka nisur me këtë këngë.

Bieber dhe Chance the Rapper kanë bashkëpunuar për disa këngë, përfshirë “No Brainer” në 2018 së bashku me DJ Khaled dhe Quavo, “I’m The One” në 2017 dhe “Confident” në 2013.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *