• |
ide | kryesore

Kreu i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve: Maskat garantojnë më shumë mbrojtje sesa vetë vaksina

Lajme, Planet

Drejtori i “Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve”, Dr. Robert Redfield, tha se maskat e fytyrës garantojnë më tepër mbrojtje kundër koronavirusit sesa edhe vetë vaksina. Gjatë fjalës së tij në një seancë dëgjimore në Kongres, Redfield përsëriti thirrjen për mbajtjen e maskës,  pasi siç thotë ai, falë saj pandemia mund të vihet nën kontroll.


“Maskat janë mjeti më i rëndësishëm dhe i fuqishëm për shëndetin publik. Vazhdoj të bëj thirrje, që të vendosen. Kemi prova të qarta shkencore që maskat funksionojnë dhe janë mbrojtja jonë më e mirë. Mund të shkoj deri aty, sa të them që më shumë më mbron maska e fytyrës sesa marrja e vaksinës kundër Covid kur ajo të zbulohet”, tha Redfield.


Ai shtoi se, edhe sikur vaksina kundër Covid-19 të dilte sot, do të duheshin 6 deri në 9 muaj në mënyrë që atë të garantohej numri i nevojshëm i personave, për të krijuar imunitet të turmës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *