• |
ide | kryesore

“Kumbulla mund të debutojë”: Fonseca i ekzaltuar nga ardhja e shqiptarit

-Instant, Sport



Paulo Fonseca është i bindur se me Marash Kumbullën ka në skuadër një lojtar me potencial të madh, të cilin mezi pret ta shohë të debutojë me fanellën verdhekuqe: “Ka mbërritur vetëm dje, do të jetë me ne – thotë tekniku portugez -, por besoj nuk është gati për të nisur nga fillimi. Duhet të kuptojë si luajmë, nuk kemi patur kohë të stërvitemi, është një mënyrë ndryshe në krahasim me Veronën. Por jam i kënaqur, më duket një djale inteligjent. Nëse nuk kam mbrojtës të tjerë mund të luajë”.

Portugezi mundohet të mbajë Edin Dzeko e provon të largojë zërat që e shohin boshnjakun një hap nga Juventus: “Eshtë me ne tani, e nuk do të flasim për këtë sepse nuk ka kuptim. Dzeko do të luajë me ne nesër në Verona”. Tekniku i Romës pret edhe rikthimin e Smalling për të cilin është optimist: “Dje kam folur me të, dëshiron të kthehet. E ne e duam këtu, kështu që mendoj se ditët e ardhshme mund të kthehet”.

Pastaj tekniku i Romës nuk ka dashur të sqarojë nëse nesër do të debutojë me mbrojtjen me tre apo me katër (“jemi gati për të luajtur me të dy variantet. E madje edhe të fillojmë me një e pastaj të ndryshojmë “) e ka specifikuar se “Karsdorp nuk është një zgjidhje emergjence. Nesër do të luajë, e do të qendrojë me ne: kemi besim tek ai”. Në portë Pau Lopez ose Mirante? “Të shohim nesër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *