• |
ide | kryesore

Liverpool prezanton Thiago Alcantara, Guardiola bën snobin: “nuk na duhet, kemi Foden”

-Instant, Sport



Liverpool prezanton Thiago Alcantara, blerjen e re të merkatos, që më në fund veshi fanellën e Reds. Mesfushori spanjoll largohet nga Bayern Mynih kampion i Europës në fuqi e mbërrin tek klubi fitues i Premier League të fundit. Një goditje e jashtëzakonshme e Jurgen Klopp, që mund të synojë sërisht majat.

Alcantara ka treguar impresionet e tij në kanalet zyrtare të klubit: “Cdo vit kërkon të përmirësoshesh e të fitosh gjithnjë e më shumë. Besoj se ky klub pasqyron ato që ishin ambicjet e mia. Dua të arrij të gjithë objektivët e të fitoj sa më shumë trofe”.

E ndërkohë, Guardiola nuk duket se i intereson mbërritja tek rivalët i Thiagos. “Nuk na interesonte, kemi mjaft lojtarë në atë pozicion. Jam i lumtur që vjen në Angli sepse do të zbavitet. Ne kemi Phil që mund të luajë në atë pozicion, sulmues e në krah, pa problem”, ka përfunduar Guardiola që është në vitin e 5 në Manchester, periudha më e gjatë e kaluar në një klub prej tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *