• |
ide | kryesore

Meta: Nuk më frikëson asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit

Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta ka folur rreth ligjit organic për Presidentin që Kuvendi pritet të drejtojë së shpejti në Komisionin e Ligjeve.


Ligji do të trajtojë disa problematika që kanë ndodhur së fundmi mes mazhorancës dhe Presidentit, por Meta thotë njeh vetëm Kushtetutën.


Më tej Meta ka shtuar se nuk frikësohet nga asnjë i marrosur pas pushtetit.

“Se çfarë bën mazhoranca, është zgjedhje e saj. Presidenti di vetëm Kushtetutën. Dhe i përshtatet dhe do i përshtatet çdo situatë në mbrojtje të Kushtetutës. Thelbi i saj është pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira e të ndershme. Asnjë i sëmurë mendor, apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk duhet t’i shkojë mendja se Presidenti i këtij vendi mund të frikësohet, intimidohet, dhe dekurajohet të përmbushë misionin historik. Nëse këtij parlamenti nuk i mjaftojnë gjithë ato rekorde negative në këto 30 vite. Kam dyshime se do mbetet si parlamenti i 1 prillit”, tha Meta.

4 Comments

  1. Lulzim Basha deklaroi se ai do të kandidohet sërish për deputet, në cilën zonë të ketë qejf, edhe pse mbi kurriz ka një mal me akuza për vrasje, duke nisur nga Remzi Hoxha, vrasjet në Gërdec, apo ato në Bulevard, për të mos folur për aferat korruptive të fëmijëve të tij.

    Për të mos përmendur këtu vetë Lulzim Bashën, që përveç akuzës për vjedhjen e mbi 200 milionë eurove në “Rrugën e Kombit” kur ishte ministër i Transporteve, akuzohet edhe si përgjegjës për 4 vrasje në Bulevard.
    Ky muti i salihut donte te behej dhe minister i mbrendshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu