• |
ide | kryesore

Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe: Nuk përjashtohet një kufizim i lëvizjes

Lajme, Planet



Ministri i Shëndetit në Britaninë e Madhe, Matt Hancock është shprehur se situata është shumë e rëndë për shkak të COVID-19. Ai ka shtuar se një tjetër kufizim i lëvizjes në Britani do të ishte linja e fundit e mbrojtjes, por një gjë e tillë nuk përjashtohet.

Më tej ai ka shpjeguar se në javët e fundit ka patur një rritje të numrit të rasteve me COVID-19.

Është thelbësore që njerëzit të ndjekin rregullat, kështu ‘mund të evitojmë të marrim masa serioze siç është një tjetër mbyllje’, thekson ministri.

Si shumë vende të tjera të Europës, edhe Britania e Madhe po përballet me një shtim të numrit të të infektuarve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *