• |
ide | kryesore

“Një mbyllje e dytë do të na rrënonte”, kryeministri Johnson injoron këshillën e shkencëtarëve

Lajme, Planet



Shkencëtarët më të mirë të Britanisë kanë propozuar një mbyllje dyjavore në tetor për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. Bllokimi do të përkojë me gjysmën e muajit tetor duke mos rrezikuar mësimin në shkolla, sipas propozimit të ekspertëve të Grupit Këshillues Shkencor për Emergjencat. Qeveria e injoroi këtë këshillë, megjithëse kryeministri Boris Johnson ka thënë se vendi nuk ka kapacitete testimi mjaftueshëm për të gjithë popullsinë. Johnson ka thënë se një mbyllje tjetër do të ishte “katastrofik” për ekonominë.

I pari i qeverisë hodhi poshtë këtë mundësi, duke u thënë se do bëjë çdo gjë të mundshme për ta shmangur këtë. Britania ka futur në fuqi disa kufizime të reja, këtë javë, që ndalojnë njerëzit të takohen në grupe me më shumë se gjashtë persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *