• |
ide | kryesore

Opozita kërkon ekspertizën e OSBE-ODIHR për mekanizmin e garimit zgjedhor

Lajme, Të fundit



Dy anëtarët që përfaqësojnë opozitën në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë shprehur përmes një letre se kërkojnë që të ketë ndërhyrje prej ekspertizës së OSBE/ODIHR për mekanizmin e garimit zgjedhor. Kjo për shkak se mes anëtarëve të Këshillit Politik nuk ka një konsensus për këtë.

“Partia Socialiste propozon ndryshimin e mekanizmit të garimit zgjedhor dhe të formulës përkatëse që kthen votat në mandate, e që përfshin edhe koalicionet. Ky propozim i njëanshëm, është i papranueshëm për Opozitën, sepse ai ndryshon rregullat bazë të garimit dhe shpërndarjes së mandateve të mbledhura në garën zgjedhore, pa shkak të ligjshëm dhe vetëm 4 muaj para fillimit të regjistrimit të subjekteve zgjedhore. Duke qenë se Presidenti i Republikës ka dekretuar datën e zgjedhjeve dhe procesi zgjedhor ka filluar, kjo përbën ndryshim të rregullave në mes të procesit zgjedhor”, shkruhet në letrën drejtuar Këshillit Politik.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *