• |
ide | kryesore

Opozita largohet nga Këshilli Politik/ Argumentat e palëve që krijojnë ngërçin në proces

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ngërç në Këshillin Politk. Mbledhja e sotme u ndërpre për shkak se opozita nuk pranoi të diskutojë mbi draftin e paraqitur ne Këshill nga mazhoranca, ndërsa kjo e fundit nuk tregon asnjë shenjë negociimi për këtë draft.

Opozita thekson se mbetet e palëkundur në ruajtjen e koalicioneve parazgjedhore pavarësisht se PS tashmë ka një draft në tryezën e Këshilli Politik.

Oerd Bylykbashi theksoi se opozita do zgjidhje konsensuale dhe për këtë i është kërkuar ODIHR një ekspertizë për Këshillin Politik.

“Në përputhje me atë që kishim kërkuar edhe në mbledhjen tjetër të Këshillit Politik. Ne sot sollëm kërkesën zyrtare të opozitës, kërkesë me shkrim për të aktivizuar mekanizmin e zgjidhjes së mosdakordësive që ka marrëveshja e 14 janarit e cila në mënyrë fare të qartë thotë: palët kërkojnë konsensus, dhe nëse konsensusi nuk arrihet, Këshilli i drejtohet OSBE-ODIHR-it për asistencë për të gjeture zgjidhje të pranueshme.

Ajo që po kërkojmë ne është pikërisht gjetja e një zgjidhje të pranueshme konsensuale. Partia Socialiste insiston që të ndryshojë atë që është konsensualisht e dakordësuar për 17 vjet deri me datë 21 korrik 2020. Për këtë ka mosdakordësi dhe ne kërkojmë zyrtarisht nga Partia Socialiste që nëpërmjet Këshillit ti drejtohemi OSBE-ODIHR.

Kërkesa është zyrtare, presim sot përgjigje zyrtare me shkrim nga përfaqësuesi i maxhorancës. Ne ia bëmë të qartë që japim kohën për të reflektuar, jemi këtu dhe presim që sapo zoti Gjiknuri të bjerë dakord, të vazhdojmë punë për çështjet e tjera. Por çështja për koalicionet që të ruhen ashtu siç janë sot në kodin zgjedhor me konsensus edhe me 23 korrik, ne nuk lëvizim nga ajo pa marrë një përgjigje ekspertize nga OSBE-ODIHR.” – shprehet Bylykbashi.

Opozita kërkesë Këshillit Politik: OSBE/ODIHR të japë asistencë për gjetjen e një zgjidhjeje 

Petrit Vasili thekson se këto veprime të mazhorancës janë bojkotime të marrëveshjeve të 14 janarit dhe 5 qershorit.

“Bëhet fjalë për bojkotimin nga ana e PS për marrëveshjen 14 janarit dhe 5 qershorit. Kërkesa e opozitës është kërkesë që ndërton konsensus. Ne do vazhdojmë të presim që PS mos bojkotojë në mënyrë të njëanshme dhe të shënojë së paku një rekord të ri pozitiv kundrejt ngjarjeve të rënda të njëanshme që ndërmori në 30 korrik. Ky është një shans i madh për PS, jo për opozitën e bashkuar. Opozita në këtë këshill sot po kërkon dhe po bën të pamundur për të ruajtur këshillon nga bojkotimi i njëanshëm i PS.” – u shpreh Vasili.

Por, për mazhorancën situata është krejt ndryshe. Për mazhorancën opozita kërkon të krijojë kriza artificiale. Përfaqësuesi i saj në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri tha se qëllimi i opozitës është të hedhë ne erë procesin.

Zbardhen amendamentet e PS në Këshillin Politik: A do jenë listat e hapura? 

Gjiknuri tha se drafti i propozuar nga mazhoranca është një draft që kërkon impuntin e të gjithëve. Ai i bëri thirrje opozitës që të bashkohen për të punuar me këtë draft. Sipas Gjiknurit, debati me ODIHR është i kotë.

“Sot PD bojkotoi këshillin politik, megjithëse ishte ajo kërkuese e mbledhjes. E bojkotoi me të njëjtat qëllime që kanë synim, të hedhin në erë këtë proces dhe të krijojnë një krizë artificiale. Stiset një debat i kotë. Këtu po bëhet sikur po zihen për procedurë. ODIHR është organizate e specializuar për të dhënë mendim juridik mbi produkte konkrete. Sot ne sollëm një produkt. Është një draft që kërkon impuntin e të gjithëve. Parashikon koalicionin, vota për çdo kandidat dhe mekanizmat për ndarjen e mandateve. 

Hajde të punojmë me një draft, koha nuk pret. Në tetor fillon KQZe re dhe duhet të përgatiten të gjitha aktet. Afati është shumë i shkurtër. Ne kemi definicion për koalicionet aty.

PD do krizë artificiale dhe do ti thotë shqiptarëve që këto janë ndryshime të njëanshme. Këto janë sebepe për të justifikuar krizën e tyre të brendshme”, u shpreh Gjiknuri. ©LAPSI.AL 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *