• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për sot: Reshje dhe ulje temperaturash

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Temperaturat në vend do të bien ndjeshëm sot. Shqipëria do të mbizotërohet do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm por që në zonat jugore dhe juglindore do të ketë reshje shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13º në 25ºC, në zonat e ulëta nga 21ºC në 33ºC dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 34ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *