• |
ide | kryesore

Parlamenti Europian: Mbas 5 nëntorit nuk e njohim më Lukashenkon si president

Lajme, Planet



Parlamenti Europian ka bërë thirrje për sanksione ndaj presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko dhe në të njëjtën kohë ka dënuar shtypjen e dhunshme të demonstruesve. Në një rezolutë të miratuar sot me 574 pro, 37 kundra dhe 82 abstenime, Parlamenti Europian hodhi poshtë rezultatet zyrtare të të ashtuquajturave “zgjedhje presidenciale” që u zhvilluan në Bjellorusi në 9 gusht, pasi sipas anëtarëve të parlamentit, ato u mbajtën në shkelje flagrante të të gjitha standardeve të njohura ndërkombëtarisht.

”Sapo të skadojë mandati i udhëheqësit autoritar në largim Aleksander Lukashenko më 5 nëntor, Parlamenti nuk do ta njohë më atë si president të vendit”, thuhet në rezolutën e PE.

Ndonëse vota e Parlamentit Evropian nuk është ligjërisht e detyrueshme për vendin, ajo mbart peshë politike dhe mund të ndikojë në mënyrën se si BE investon në Bjellorusi ose jep mbështetje financiare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *