• |
ide | kryesore

Pas atentatit me bombë në Tiranë/ Preng Gjini: S’kam hasmëri me familjen Reçi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



51-vjeçari Preng Gjini, të cilit iu hodh makina në erë tek në Tiranë, i cili i shpëtoi për pak vdekjes, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin për sulmin ndaj tij.

E ndërsa grupi hetimor beson se ngjarja ka ndodhur për qëllime hakmarrjeje, Preng Gjini, vëllai i të cilit u vra dy vite më parë në atentat në Rrëshen shprhet se nuk ka hasmëri me asnjë familje.

 

“Kam qëndruar disa ditë në Tiranë. Ditën e atentatit mora makinën e kushëririt, pasi e imja është e madhe për parkim. Nuk kam hasmëri, nuk më kanoset njëri dhe nuk ruhesha”,- mësohet të ketë thënë Gjini.

Sipas hetuesve, atentati vjen si pasojë e një zinxhiri vrasjesh të ndodhura gjatë tri viteve të fundit, duke shënuar 5 viktima brenda dhe jashtë Shqipërisë e që duket se zanafillën e kanë te “humbja” e një ngarkese droge me vlerë 3 milionë euro. Objektivi i kësaj ngjarjeje, i plagosuri Preng Gjini, ishte një ndër personat që u mor në pyetje në fillim të këtij viti, kur u ekzekutua në një atentat me snajper Kastriot Reçi. Ai pati mohuar të kishte lidhje me këtë ngjarje, edhe pse oficerët që po hetojnë ngjarjet kanë dyshime të forta se familja Gjini dhe Reçi po përplasen prej vitesh dhe nga të dyja palët ka pasur viktima, brenda dhe jashtë vendit. Ashtu siç ndodhi vitin e kaluar kur u vra vëllai i Preng Gjinit, Armando Gjini, në mes të Rrëshenit, apo vrasja në 2017-ën e Gaspër Reçit, vëllait të Kastriot Reçit në Itali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *