• |
ide | kryesore

Pas publikimit të videos se çfarë mban në çantë, Kylie kritikohet nga fansat

-Instant, Paparazzi, Slider



Kylie Jenner së fundmi publikoi në “Youtube” një video me titull “What’s in my bag”, përmes së cilës zbuloi të gjitha produktet që nuk i mungojnë asnjëherë në çantë.

Kylie tregoi se produkti më i rëndësishëm që ajo ka çdo ditë me vete është një dezinfektues duarsh nga marka e saj, që nuk ka dalë akoma në treg. Kylie zbuloi dhe disa produkte të tjera që nuk kanë dalë ende në shitje, duke përfshirë lidhset Kylie Skin dhe një shkëlqyes buzësh.Ajo tregoi parfumi më i mirë për të është ai që ajo realizoi në bashkëpunim me Kim Kardashian për KKW Beauty. Të tjera produkte që Kylie mbante në çantë nga marka e saj ishin pecetat për pastrimin e grimit, kremi i diellit, balsami për buzët dhe një buzëkuq. Edhe pse video tërhoqi vemendje fansat mbetën të zhgënjyer. Sipas tyre Kylie nuk ishte treguar origjinale dhe se e kishte bërë të gjithë videon për të reklamuar produktet e saj nga Kylie Skin dhe Kylie Cosmetics.“8 minuta dhe 2 sekonda që Kylie reklamon vetëm produktet e saj”, komentoi një person në video.“Kylie: Shikoni çantën time me gjëra që nuk i përdor në të vërtetë. Blini Kylie Cosmetics që të financoni ato që kam mbrapa.”Unë mendova se kjo do të ishte diçka më realiste, por ajo thjesht po promovon veten ose familjen e saj”, shprehej dikush tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *