• |
ide | kryesore

Sherr në Elbasan, të rinjtë qëllojnë njëri-tjetrin me leva

Lajme, Të fundit



Katër të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, pranë rrethrrotullimit “1 Maji”. Mësohet se pas një  konflikti verbal, të rinjtë kanë nisur të qëllojnë njëri-tjetrin me shkopinj dhe leva.

Të katër personat e përfshirë kanë marrë dëme fizike, ndërkohë që Policia e Elbasanit ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Të rinjtë janë shoqëruar për në komisariat për t’u marrë në pyetje në lidhje me shkakun që solli sherrin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *