• |
ide | kryesore

Viti i ri shkollor, vetëm kryeqyteti numëron 20 mësues të prekur me koronavirus

Lajme, Të fundit



Rinisja e vitit të ri shkollor ka shtuar shumë rrezikun për një infektim nga Covid-19.  Në kryeqytet nga 12 mësues të infektuar që rezultonin në ditën e parë të shkollës, numri mësohet të ketë arritur në 20. Arsimtarët mbartës të virusit janë nga shkollat 9-vjeçare si dhe gjimnaze. “Jeronim de Rada” ishte shkolla e parë që konfirmoi të infektuar me koronavirus në një numër të madh mësuesish, mes tyre edhe drejtoreshën e shkollës. Aktualisht kjo shkollë po funksionon me një drejtoreshë të komanduar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, e cila mësohet të ketë stacionuar aty një specialiste. Të prekur nga virusi janë edhe dy mësues, përkatësisht në gjimnazin “Partizani” dhe “Asim Vokshi”. Infektime janë raportuar po ashtu në “Institutin e nxënësve që nuk shikojnë” si dhe në shkollën “17 shkurti”.

Situata është e njëjtë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Në Kolonjë 12 mësues janë izoluar, duke pezulluar mësimin në disa klasa të fillores. Raste të tjera janë regjistruar në Elbasan, Vlorë, Fier, Delvinë e Gramsh.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *