• |
ide | kryesore

Vrasja në Durrës/ Si u përplasën babë e bir me 6 persona, arrestohet autori

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sherr masiv në qytetin e Durrësit ka përfunduar me përdorimin e armës e për pasojë ka humbur jetën, një 39-vjeçar teksa djali i tij ka mbetur i plagosur. Mësohet se ka humbur jetën Armando Baboçi, pasi kishte marrë plumb në bark, ndërsa djali i tij, Erald Gjini, i cili ka ndryshuar mbiemrin, (19 vjeç) ka marrë plagë në dorë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti një shkop bejsbolli, karrige që tregon se fillimisht sherri nisi me sendet e forta dhe më pas deri në përdorimin e armëve, duke regjistruar një viktimë. Në një njoftim zyrtar të policisë së Durrësit thuhet se është kapur autori dhe janë shoqëruar në polici 5 të tjerë të përfshirë në këtë sherr masiv. Urgjenca e spitalit të Durrësit ku ndodhet i plagosuri, është rrethuar nga policia. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ky shtet ka marr fund. Kjo qeveri ka reshkitur me kohe dhe duhet te shporet. Po bejnë vetgjyqësi njerzit si ne mesjete, sepse gjyqesori ka marr fund, ndersa policia është kapur nga krimi dhe i sherben atij dhe jo rendit publik.

  2. He pra si u perplasen???
    Asnje info.
    Titull kot dhe permbajtje fare
    Si nisi???
    Kush e nisi?
    Pse e nisi?

    Botoni pacavurret e policise. Ne lokal u gjeten karrige thika shishe etj. Ne fillim jane perdorur keto sende te forta….. Pse ca do gjehet ne lokal, fustane kostume corape veshmbathje???
    Do rriheshin me mbathje sutjena dhe kanatjere???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *