• |
ide | kryesore

Vrau kunatën në Bathore, gjykata cakton masën “arrest me burg”

Lajme, Të fundit

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për shtetasin Agron Tanushi, i cili pasditen e të martës ka vrarë kunatën e tij në Bathore. Tanushi është dorëzuar me vullnet të lirë duke rrëfyer se e vrau kunatën për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin në lidhje me një pronë. Në deklaratën e tij, Agron Tanushi tha se ditën e ngjarjes së rëndë kishin ardhur disa të rinj që e kishin kërcënuar për këtë arsye.


Sipas policisë, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit kunati ka qëlluar me armë zjarri mbi Jetmira Hasanin duke e lënë të vdekur në vend.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu