• |
ide | kryesore

Zaev: Greqia do t’i sigurojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut vaksinën kundër COVID-19

Lajme, Të fundit

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka zbuluar se homologu grek, Kyriakos Mitsotakis është i gatshëm t’i ofrojë vaksinën e COVID-19 Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.


Greqia nëpërmjet BE-së do të marrë vaksinën ndaj COVID-19 në fund të këtij viti. Vaksinë e krijuar nga Universiteti i Oksfordit, por prodhuar prej gjigandit farmaceutik AstraZeneca. BE ka dhënë mundësinë që vendet partnere jashtë saj të mund ta përfitojnë në rast se u jepet si donacion nga vendet e BE, apo në rast se u shitet prej tyre.


Zaev shprehet se Greqia do ua japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, teksa kujtojmë se kjo e fundit e ka siguruar edhe nga Polonia një garanci.

“Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u tregua i gatshëm që Greqi, si vend anëtar i BE të ofrojë vaksinën kundër covid-19 Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, pasi vaksina do arrijë fillimisht në vendet anëtare e më pas tek kandidatët për integrim. Për mua, kjo deklaratë është një provë e miqësisë së mirë”, tha Zaev.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu