• |
ide | kryesore

Zbardhet formula e Ramës për Kodin Zgjedhor: Lista 100% të hapura, por fituesit i cakton kryetari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhet formulën e kryesocialistit Rama se si do të bëhet shpërndarja e deputetëve tashmë me lista të hapura. Së pari, votuesi do të zgjedhë partinë dhe më pas do të shënojë me kryq vetëm një nga kandidatët që do të ofrojë partia në fjalë.

Majtas votohet për partinë dhe më pas zgjidhet numri i kandidatit. Por këta kandidatë, do të jenë renditur nga kryetari sipas preferencës së tij, preferencë e cila do të jetë përcaktuese kur të shpallet lista e deputetëve fitues. Pra, lista do të jetë parimisht 100 % e hapur.

Pasi të mbyllet votimi, si fillim do të bëhet numërimi i votave për partitë, duke llogaritur se sa mandate fiton secila. Pastaj do të llogaritet se kush janë emrat fitues për atë parti.

Por si do të bëhet kjo llogari?

Këtu fshihet dhe hilja e këtyre ndryshimeve, të cilat tregojnë se emrat e renditur nga kryetari i partisë në fillim të listës janë të mbrojtur dhe me shanse të larta për të fituar.

Për shembull marrim qarkun e Shkodrës që ka gjithsej 11 mandate dhe çdo parti ka dorëzuar një listë me nga 11 kandidatë të renditur me preferencë kryetari e jo me short apo rend alfabetik.

Nëse Partia Socialiste në qarkun Shkodër ka marrë 50 000 vota dhe ka fituar përmes tyre 5 mandate, llogaritet se një mandat deputeti korrespondon me 10 mijë vota. Deri në këto momente fitues llogariten 5 kandidatët që kryetari i partisë ka renditur të parët.

Renditja mund të prishet vetëm nëse poshtë vijës së kuqe ka kandidatë që janë votuar më shumë se sa ata që janë sipër vijës. Por kjo nuk mjafton. Që të kalojnë në listën fituese, përveçse më të votuar, emrat poshtë vijës duhet të kenë kaluar dhe pragun e votave mesatare. (Në rastin e shembullit tonë duhet të kenë marrë të paktën 10 001 vota).

Në këtë rast, kandidati kalon në listën fituese duke spostuar emrin e fundit të renditur nga partia në pjesën fituese (gjithnjë nëse është më i votuar se sa ai). Pra sipas këtij shembulli, digjet i rendituri i 5-ti. Tjetri sposton të 4-tin, e kështu me radhë.

Pra emrat e votuar më shumë se mesatarja që janë poshtë vijës së kuqe, “vrasin” me radhë nga fundi të preferuarit e kryetarit. Kjo bën që të renditurit në fillim ta kenë thuajse të garantuar fitoren.

Një grua brenda listës preferenciale nuk mund të spostohet nga një kandidat burrë, por vetëm nëse një kandidate grua poshtë vijës së kuqe ka më shumë vota se numri mesatar me të cilin partia në fjalë ka fituar një mandat.

Në këtë mënyrë, socialistët i japin zgjidhje edhe “merakut” të tyre për barazinë gjinore. Ngelet për tu parë nëse kjo formulë e shkruar nga mazhoranca do të pësojë ose jo ndryshime gjatë tryezës së negociatave në Këshillin Politik. /Marrë nga abcnews.al



7 Comments

  1. Po Normal ca pret ti, qe nje votues te vendosi renditjde e 11 kandidateve. Apo marrim rastin qe votat I mer vetem 1 kandidat, po te tjeret si do zgjidhen.

  2. Per ata qe e konsideruan fitore hapjen e listave, shihet qarte se ishin te shitur tek Rama. Nese PD, LSI dhe partite e tjera opozitare e pranojne kete propozim, atehere kjo klase politike duhet shporrur me cdo kusht sepse ne kete menyre, e gjithe e ashtuquajtura reforme zgjedhore, sherben vetem per rivendosjen e diktatures edhe pse tashme eshte e qarte se zgjedhjet nuk i fiton me Rama

  3. Titulli i lajmit gabim

    Kryetari i Prtise nuk cakton FITUESIN por emrat e kandidateve te partise se tij qe kandidojne ne ate zone zgjedhore.
    Kush kandidat merr me shume vota ai shkon ne parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *