• |
ide | kryesore

Albumi i ri i Ava Max renditet në krye të listave botërore

-Instant, Paparazzi, Slider



Albumi debutues i Ava Max renditet në vendin e parë në mbarë botën. Pasi publikoi albumin e parë të saj “Heaven and Hell” brenda pak orësh arriti të renditej në krye të listave botërore.
E emocionuar pa fund për këtë sukses të madh të saj, këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar se “Heaven and Hell” ka zënë vendin e parë duke lënë pas emra të njohur, si Alicia Keys, Keith Urban, Marilyn Manson etj.

“Albumi numër 1 në botë! Ju njerëz jeni të çmendur! Faleminderit”, ka shkruar Ava në “Instagram”.

“Heaven and Hell” përmban në total 15 këngë, një pjesë e tyre të publikuara më parë dhe ky sukses tregon se së shpejti vajza me origjinë nga Saranda do të jetë një një artistet më në zë në industrinë muzikore në botë.
Ava Max ka treguar se rruga drejt famës nuk ka qenë aspak e lehtë për të dhe arritjet e saj dëshmojnë më së miri se me punë mund të arrihet gjithçka. Këngëtarja ka rrëfyer para disa ditësh se gjatë fëmijërisë ajo është bullizuar nga vajzat në shkollë dhe as kjo gjë nuk e bëri të ndihej keq e të ndalte së ëndërruari. Ajo ka treguar se ende sot e kësaj dite nuk është mësuar me famën, por pas pak vitesh, ose ndoshta dhe muajsh, Ava Max do të jetë ylli më i ri në skenat më të mëdha botërore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *