• |
ide | kryesore

Arrestohen 5 persona për sherrin me armë në Durrës, kërkohen 3 të tjerë

Lajme, Të fundit



Arrestohen 5 persona për sulmin me armë zjarri të ndodhur dje në Durrës, ku humbi jetën një person dhe u plagosën djali i tij dhe një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13. Shënjestër e sulmit ishin Armando Baboçi dhe djali i tij Erald Gjini. Pas hekurave përfunduan 5 shtetas si dhe u shpallen kërkim tre të tjerë.

Të arrestuarit për veprën penale “Vrasje me paramendim” janë Klodjan Daci, Henri Tatasi si dhe Sergio Tatasi. Ndërkohë, dy të tjerë, Endri Cimo (Bregu) dhe Argit Kastrioti janë arrestuar për ‘Moskallëzim krimi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *