• |
ide | kryesore

Brazili kthen tifozët në Rio: 20 mijë do të mbushin mitikun Maracanà

-Instant, Sport



Në Rio de Janeiro, në Brazil, tifozët kthehen në stadium. Lajmin e ka bërë të ditur Marcelo Crivella, Kryetari i Bashkisë së qytetit. Edhe pse është ndër vendet më të goditura nga Koronavirus, Crivella është shprehur plot besim për hapjen e 1/3 së stadiumit mitik Maracanà në 4 tetor, kur në stadiumin e famshëm të përballen Flamengo e Athtletico Paranaense.

Për atë ndeshje, të vlefshme për javën e 13ª të kampionatit brazilian, do të dalin në shitje rreth 20 mijë bileta të destinuara për tifozët që, natyrisht, duhet të respektojnë të gjithë normat anti-infektim të parashikuar nga ligji: mbrojtje e distancim. Kjo e re do të përfshijë të gjithë ngjarjet në Rio, me kapacitetin e impianteve të reduktuar në 1/3.

Për momentin në Brazil, ku kompeticionet e ndërprera në mars kanë rifilluar në muajin qershor, po luhet me dyer të mbyllura. Vdekjet për shkak të Koronavirus para pak ditësh kanë kapërcyer shifrën 135 mijë persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *