• |
ide | kryesore

Cardi B zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes nga Offset

-Instant, Paparazzi, Slider

Cardi B i dha fund martesës së saj 3-vjeçare me Offset përprara pak javësh, por duket se ajo nuk ndihet aspak e lënduar. Në një video live në Instagram, ajo është shprehur se ndihet mirë dhe se nuk ka derdhur asnjë lot për divorcin.
Duke ju përgjigjur mbështetjes së madhe që ka marrë nga fansat, Cardi u shpreh: “Dua t’ju them shumë faleminderit! Megjithatë, nuk kam nevojë për mbështetje. Jam mirë. Dua të dini që nuk kam derdhur asnjë lot”.


Pavarësisht se nga problemet e mëparshme me Offset ajo ndihej e stresuar, reperja ka pranuar se nuk ndihet e mërzitur nga ndarja e fundit.
“Këtë herë nuk kam qarë. Doni ta dini pse? Sepse divorci im nuk erdhi për shkak të asnjë nga ngjarjeve që kanë ndodhur më parë. Nuk ka lidhje me tradhtinë”, tha Cardi B, përpara se të hidhte poshtë zërat se Offset do të bëhet baba.


Fituesja e çmimit “Grammy” ka zbuluar arsyen pse vendosi që këtë herë ta përfundonte marrëdhënien me Offset.
“Thjesht u lodha nga argumentet. U lodha nga mos ballafaqimet në sy. Kur e ndjen që nuk është më njësoj si më parë, përpara se të tradhtohesh, më mirë të jem… e dini çfarë dua të them? Jam e lodhur nga njerëzit”, është shprehur reperja.
Në mënyrë kategorike ajo ka mohuar fjalët se është divorcuar për të fituar më shumë famë, duke u shpreshur se nuk do e shiste familjen e saj për asgjë në botë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu