• |
ide | kryesore

Chelsea-Liverpool: Lampard kundër Klopp, historia e një raporti të tensionuar

-Instant, Sport



Është ndeshja e parë e madhe e Premier League 2020-21 e vjen në javën e dytë. Chelsea-Liverpool, në program të dielën në 17.30, premton të jetë ndeshja e ditës në Angli. Sidomos nëse merr në konsideratë dy teknikët që janë në pankinë, Frank Lampard e Jurgen Klopp, të cilët vetëm miq nuk mund ti quash. Përkundrazi, mes tyre është ndezur një rivalitet i pamenduar vetëm pak kohë më parë. E fundit batutë ishte ajo e teknikur të Reds mbi merkaton e Chelsea: “Ne nuk mund të sillemi si një klub që ka pas shpine oligarkë e shpenzojnë në mënyrë të cmendur”, ka thënë gjermani. Përgjigja e Lampard nuk vonoi: “Ne e kishim merkaton të bllokuar një vit, por ka nga ata që kanë blerë më parë Fabinho, Salah, Mané, Keita e Van Dijk duke shpenzuar jo pak… “.

MOMENTI— Të dy skuadrat kanë fituar në ndeshjen e parë. Liverpool mundur në mënyrë rokamboleske Leeds të Bielsa 4-3, ndërsa Chelsea fitoi në shtëpinë e Brighton 3-1. Më parë, Reds kanë dështuar të fitonin titullin e parë sezonal, duke humbur me penallti Superkupën me Arsenal (1-1 në 90′ e rregullta). Lampard shpreson të rikuperojë Timo Werner, që doli me probleme nga sfida e të hënës në Brighton. Blues sjanë kolauduar ende, në krahasim me Reds, duke qenë se kanë ndryshuar shumë në krahasim me vitin e kaluar, por kanë në avantazh entuziazmin.

PRECEDENTËT — Liverpool ka fituar të tre precedentët në Premier League, përfshirë 5-3 e fundit në 22 korrik. Mes tyre është një sukses i Chelsea 2-0 në Fa Cup në mars, para lockdoën. Një lloj ekuilibri, ndërkohë, në 185 precedentët, me 64 fitore të Blues e 79 të Reds. Barazimi (janë 46 në total) nuk arrihet që nga 29 shtatori 2018, 1-1 në Stamford Bridge.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *