• |
ide | kryesore

Covid në Kosovë, 63 raste të reja, 3 pacientë ndërrojnë jetë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 3 persona nga koronavirusi, duke çuar numrin e vdekjeve në 614.


Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), nga 634 mostra, 63 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.


“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Sheikh Zayed-Vushtrri dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.451 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.937”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, numri total i rasteve pozitive është 15.002 raste nga 61.547 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 614 raste të vdekjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu