• |
ide | kryesore

Fjolla Morina bie në prangat e policisë, po hynte në Shqipëri me dy armë zjarri

F1, Paparazzi



Fjolla Morina ka rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Morinës. Është mësuar se këngëtares i është gjetur në çantë një armë zjarri tip “Zoraki” me 23 fishekë dhe ajo ka tentuar të kalojë kufirin me të.
Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë që shoqëronin këngëtaren, F.M dhe F.S të dy 29 vjeç, njëri banues në Kosovë e tjetri në Belgjikë. Uniformat blu kanë sekuestruar edhe një pistoletë lodër dhe thuhet se Fjolla është kapur në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, ndërkohë që po udhëtonte me makinën e saj “Audi”.

Armët që ju gjendën këngëtares

Mbi këngëtaren dhe dy të arrestuarit e tjerë rëndon vepra penale “Trafikim i armëve dhe municionit”.



1 Comment

  1. Epo te jepni nga mengjesi ne darke lajme qe u vra ky, u pre ky, u hodh ne ere ky, normale qe robt do marrin fatin ne dore vete dhe do vetembrohen..Sa i ngjaka Kardishian nga surrati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *