• |
ide | kryesore

Gjiknuri shpjegon pse listat nuk janë aq të hapura sa u premtua

-Instant, Lajme, Të fundit

Në një lidhje skype me gazetaren Nisida Tufa për emisionin “Kjo Javë”, përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, komentoi amendamentet e propozuara një ditë më parë për Kodin Zgjedhor ku maxhoranca pretendon për hapje 100 % të listave të kandidatëve në zgjedhje.


Fakti që votohet cdo kandidat do të thotë që ne kemi respektuar parimin kushtetues që vota është parapëlqyese. Pra, zgjedhësi ka të drejtë të vendosë kryqin e tij dhe të zgjedhë një nga kandidatët e listës që ka propozuar partia. Tani dihet që listat partia i propozon sepse këtu konkurojnë partitë politike. Partitë politike, kanë edhe një ekip dhe është elektorati që gjykon. Se dëgjoj edhe këta që thonë po pse nuk llogaritet vetëm individi pse partia, nëse ti si individ ke voto dil atje propozohu nga zgjedhësit.


Në momentin që hyn me partinë politike ti ke edhe dividentin e forcës sime, që ka një elektorat të sajin. Atëherë nëse kryetari i partisë i shkon zgjedhësit me një listë jo shumë të përshtatshme zgjedhësit kanë mundësinë nga poshtë të ngrenë kandidatët që ata mendojnë që kanë mbështetjen më të madhe.

Lista është e hapur por ka disa rregulla që i japin vlerë kandidatit që ka peshë elektorale, që ti duhet të demonstrosh që ke më shumë vlera se partia që përfaqëson. Ky është një sistem që e kanë një pjesë e mirë e vendeve europiane që kanë lista të hapura me votë parapëlqyese sic edhe ka qenë edhe sistemi danez, kroat, austriak. Pra, partia politike shkon me një listë, ka një renditje dhe kjo renditje është e lirë të ndryshohet nga zgjedhësit.

Kjo është hapja e listës 100%, pra do të thotë që nuk ka kandidatë të mbrojtur, sepse koncepti i mbylljes së një pjese të listës ka qenë që një pjesë e kandidatëve nuk do të votoheshin fare, por zgjedhësi kishte të drejtë të jepte votë parapëlqyese për një kandidat tjetër.” -tha Gjiknuri.

Ndërsa shtoi se maxhoranca mbetet e gatshme të ofrojë cdo kompromis, por njëkohësisht i duhet bërë më e thjeshtë zgjedhësit për të mos krijuar probleme në administrimin e zgjedhjeve.

Lista e hapur do të ketë edhe probleme më të mëdha në administrim. Kemi një numërim të dytë përvec numërimit për partitë, tashmë edhe për kandidatët dhe sa më i thjeshtë të jetë sistemi, aq më shpejt del rezultati, aq më pak zgjedhës konfuzohen”, vijoi ai.

Primare keni renditjen e partive..?

“Në një forcë politike shkohet me një menu, shkohet me një ofertë. Dhe kjo është oferta ime politike. Si drejtim politik unë konsideroj këtë renditje, por je ti si elektorat që nëse nuk je dakord me renditjen time mund ta përmbysësh atë.

Është si në një treg kur futen agjentë të ri, ke agjentët ekskluzivë në territor, hynë edhe elementë të ri, atëherë dakord më provo që ti ke më shumë vlerë.

Dhe këtë e tregon vota. Si është formula, një votë më shumë se sa mesatarja e votës së partisë. Do të thotë nëse ti më demonstron që vota mesatare e partisë është 7 mijë vota apo 8 mijë vota diku, nëse ti ke 7001 vota ti automatikisht hyn dhe merr mandatin dhe ul atë që është sipër teje dhe këtu mban në stabilitet edhe integritetin e listës po nga ana tjetër partitë duhet të jenë shumë të kujdesshmë se po vure një që sic thotë populli ‘një qylaxhi’ sipër do të ta rrëzojnë ata poshtë, kjo është konkurrenca e ndershme. Por nga ana tjetër ruhet edhe integriteti i listave të kandidatëve, sepse partitë i shkojnë njerëzve në ekip.

Pra, ka një balancë mes integritetit të listës, pra oferta politike, dhe mundësisë që ka elektorati për ta përmbysur këtë listë. Dhe unë them kjo është zgjidhja më e mirë për stabilitet qeverisës, për stabilitet politik dhe një kohësisht për të hapur garën që cdo kandidati t’i njihen vlerat që ka”

10 Comments

  1. Jo vetem qe nuk ka demokraci, por edhe partitolracia bie sepse per partine vendos vetm kryetari. Thjesht nje kryetarokraci e degjeneruar.

  2. Damiani i unazes 40 milione EUR do shpjegoje pse listat nuk jane aq te mbyllura por hermetike doni te thoni!!???
    Se ashtu u do ai miku ketyre te vazhdojne pengmarrjen e ketij vendi. Voto qe te mbushet parlamenti me hajvane si tani.

  3. Me këtë ofertë socialistët realisht kanë tradhëtuar opozitën parlamentare dhe partitë e reja, pasi për LSI nuk kanë ndonjë përgjegjësi.

    Tani në ditët në vijim PS mund të kthehet tek propozimi i opozitës parlamentare për hapje listash pa prag, nëse PD trembet nga reagimi i LSI dhe shkon pas saj. Por fillimisht ajo duket që ja ka ofruar PD, pazarin më të mirë për hallin që ka Basha brenda koalicionit por dhe për hallin e vet. Dhe më së miri kjo reflektohet tek reagimi i sotëm i Metës që flet në numurin shumës për “shakaxhinjë të integrimit”

  4. Argumenti se kandidatët i takojnë “partisë”, është tepër i trashë për ta përtypur.
    Sigurisht që në listat elektorale për kandidatë për deputetë, përzgjedhjet janë të partive politike, por nëse një parti ka një lider që imponon gjithshka e i ka të gjitha pushtetet, e nëse rënditja e kandidatëve në listë bëhet me komandën e tij duke fituar vetëm kreu i listës, atëhere efekti demokratik i zgjedhjeve të lira nga baza e partisë me lista të hapura, është rrëzuar krejtësisht.
    Këtë manipulim të trashë jam i bindur se e kupton edhe deputetja “kërpërata”
    Deri tani, “opozita parlamentare”, ndonëse është shitur si “opozitë”, i ka votuar të gjitha marrëzitë e Ramës.
    Për të prishur vendimin e Këshillit politik nën nxitjen po të Ramës, kjo opozitë doli me kërkesën e listave të hapura ku do të ishin strukturat lokale ato që do të zgjidhnin kandidatët, e do të fitonin ata që do të mernin më shumë vota si individë.
    Pra PS me këtë dredhi, ka dalë krejtësisht hapur edhe me “opozitën parlamentare”
    Është fare e kjartë që Rama me dredhi e pranoi kërkesën e kësaj farë opozite për lista të hapura, vetëm me kusht që me këtë të hiqeshin koalicionet parazgjedhore, që me teknikalitete i rëmbenin opozitës së bashkuar disa mandate deputetësh.
    Tani do të shohim kjartazi se çfarë qëndrimi do të mbajë “opozita parlamentare”,
    Do të votojë kundër kësaj pabesie flagrante të Ramës, apo do të vazhdojë të votojë me mazhorancën e drogës.

  5. Krye hajduti i -Votave-jep leksione per zgjedhjet .I kane varur -melcine -ujkut ne qafe-.Por nuk kane faj ,kane faj ata -Kelyshet-e OPOZITES-qe ver -verr-nuk ulemi ne nje tavoline me -Gjiknuret-pastaj u ulen -.Kjo eshte -politikurvica-e ketij vendi ,e ketij -populli.

  6. O “Stalin” vëllai !
    Po të kishte qenë kaq e lehtë të përmbysësh një diktator, nuk do të kishin duruar as rusët Stalinin për disa dekada e as shqiptarët Enverin për gati gjysëm shekulli.
    Këshilli politik me pjesmarjen e opozitës reale, ishte një kërkesë e Bundestagut gjerman e nuk e caktuan hajdutin e votave Gjiknurin as gjermanët e as opozita.
    Ishte e vetmja zgjidhje që Shqipëria të dilte nga sistemi një partiak i Ri-Lindjes, për ta sjellë opozitën si një faktor politik pluralist.
    Nëse Rama me psikopatinë e tij desh të sfidonte duke caktuar hajdutin si përfaqësues të Ri-Lindjes, kjo kapriçio e tij do të shërbejë edhe më shumë në demaskimin e ndyrësive që ka bërë.
    Sado që të tentojë të mbulojë ndonjë SPAK apo ASPAK dosjet e masakrave të votave, ka edhe një kusht tjetër të Bundestagut gjerman e parlamentit europian, që kërkon me këmbëngulje dënimin e abuzuesve me votën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu