• |
ide | kryesore

Gjiknurin flet për “Çunat Problematikë”: Çdo familje e ka nga një

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-ministri Damian Gjiknuri foli në emisionin “Kjo Javë”, në News24, lidhur me akuzat mbi “çunat problematikë”.

E pyetur nga moderatorja Nisida Tufa nëse e bezdis kjo frazë, Gjiknuri u shpreh se nuk e bezdis fare, pasi sipas tij, kjo është një shprehje që përdoret nga 90% e shqiptarëve dhe se sipas tij kjo shprehje përdoret shpesh sepse në çdo familje nga një fëmijë problematik, ose në çdo organizatë ka anëtarë problematikë.

“Nuk më bezdis fare, sepse këtë shprehje e përdor 90% e shqiptarëve, për arsye nga më të ndryshme, qoftë edhe prindërit kur një fëmijë mund ta kenë pak më problematik se tjetrin. Politikanët maten nga veprat, jo nga akuzat që iu bëhen. Sa më shumë je i besuar politik apo në qendër të vendimmarrjes, aq më shumë akuza do të kesh. Politikani duhet të mësohet me këto. Kështu që nuk më bëjnë përshtypje fare. Për gabimet e mia flasin vetëm organet e drejtësisë”, tha Gjiknuri. Ndërsa lidhur me pyetjen se kur do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS dhe çfarë pritet prej saj, Gjiknuri theksoi se “Nuk e di kur mund të bëhet. Tashmë PS ka hyrë në fushatë zgjedhore, janë përcaktuar drejtuesit e qarqeve dhe për mendimin tim PS duhet të funksionojë si një shtab elektoral, me objektiva konkretë. Për mua e rëndësishme është që të kemi një organizim në funksion të fushatës elektorale”.



11 Comments

  1. Te kujton Baben Spiritual te bolshevikeve shqiptare, Fatos Nanon, kur deklaronte ne vitet 2000 per Enver Hoxhen se “cdo njeri e ka nje babe dhe, i mire a i keq, nuk e nderron dot!”…..

  2. Cuna problematike ka, por jo domosdoshmerisht ne cdo familje. Por ne familjen tuaj te shkerdhyer qe quhet Rilindje, doli qe te gjithe cunat perfshire edhe baben nuk jane vetem problematike, por jane dylbere, hajdute, trafikante, injorante, mashtruesa dhe drogaxhi te certifikuar.

  3. “familjet ” tuaja po qe i kan jo vetem bundra problematik por dhe nga ata qe nuk ju dihet baba bastard…se e kani si cifutet e leshit dhe ju rendsi ka nona jo baba…po jo te gjith jane mu…cifuti…o mavrinj…dylbera..

  4. E vertet që mund të ketë por familja Ps i ka jo vetm problematikë por hajdutë,kriminela,vrasës e trafikantë.

  5. Po guruja dhe gruja ca kane per te thene, ta mbeshtesin mendimin? O damuan hajduti, o hunde kar. Edhe bolja ime ka me shume dinjitet se ty, o banor gjakmut i qelbistanit.

  6. Nuk eshte e vertete e per fajesine e Damianit “flet vetem gjykata”..Flasim edhe ne te tjeret..ata qe te kane dhene voten, atyre qe u ke vjedhur tenderat, atyre qe u ke folur me arrrogance, ata qe u ke vjedhur parate, ata qe do te te gjykojne ne 25 prill.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *