• |
ide | kryesore

Kokaina/ Zinxhiri i vrasjeve që rrethon Erion Alibejn në Elbasan

-Instant, Kryesore, Lajme



Erion Alibej, personi që akuzohet për porositjen dhe organizimin e dy vrasjeve ku mbetën të vdekur Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Erioni dhe i vëllai i tij i vrarë Endriti, ishin në mes të një vorbulle kriminale, që nisi me trafikun e kokainës në krahinën e Asti të Italisë dhe përfundoi duke lënë pas kufomat për pazaret e drogës. Të dy vëllezërit njihen me disa emra secili, për shkak të problemeve me drejtësinë.

Erion Alibej, përdorte dy emra të tjerë Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej. Vëllai tjetër i vrarë, përdorte emrat Endrit Dylgjeri apo Ravik Dylgjeri, ndërsa në Itali përdorte dokumentat si shtetas rumun Gabriel Manu, apo si shtetas grek me emrin Dimitrios Kriporis.

DY VRASJET E FUNDIT NE ELBASAN

Prishja e pazareve të drogës mbetet pista kryesore e hetimeve për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik.
Një prej viktimave, Emiljano Ramazani ka qenë i arrestuar nga policia me 50 doza të dyshuara kokainë. Pas ekspertimit në laborator, rezultoi se 50 dozat e dyshuara kokainë, ishin Metanol.

Ramazani u liria dhe çështja kundër tij u pushua nga prokuroria. Ai rezulton i dënuar vetëm një herë të vetme për akuzën e shpërndarjes së Kokainës në Elbasan.

Regis Runaj, që u vra 9 ditë më pas ishte një i njohur i tij dhe për aktivitetin apo arsyet që çuan në ekzekutimin e tij dihet shumë pak. Ai u vra ndërsa lëvizte me motorr nga Xhuljano Hoxha, që fillimisht i kërkoi viktimës të ulte shpejtësinë e mjetit dhe më pas e qëlloi atë pas shpine. Regis Runaj u qëllua 26 herë me thikë dhe vrasja mendohet se u porosit nga Erion Alibej.

Alibej dyshohet se është porositësi dhe organizator edhe i vrasjes së Bujar Çelës, taksisti 62-vjeçar që u vra duke pirë kafe në lokal. Dyshohet se vrasja u krye për të goditur vëllain e tij, Talo Çelën edhe ky mik me viktimat e tjera.

VRASJA E ENDRIT ALIBEAJT

Endrit Alibej u ekzekutua në një atentat në dhjetor të vitit 2018. Familja Dylgjeri kthehej nga një festë familjare në qytetin e Peqinit. Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit, mjetet e tyre, të cilat ishin tri në rresht njëra pas tjetrës, ku brenda ndodheshin dhe gra dhe fëmijë, u përfshinë nga disa breshëri armësh.

Si pasojë mbetën të vdekur në vend Endrit Alibej, Arben Dylgjeri, të dy xhaxha dhe nip, si edhe Erdal Durunay, 51 vjeç, shtetas turk. Ata u qëlluan me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”, ndërsa ishin kthyer në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre.

Në afërsi të rreth-rrotullimit të Bradasheshit, atyre një mjet u ka zënë pritë dhe i ka qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi. Asokohe u dyshua se vrasja e tyre ndodhi për prishje të pazareve të drogës në Angli dhe Holandë, aty edhe ku qëndronin viktimat.
Edhe kjo vrasje e trefishtë u cilësua e mirorganizuar dhe mafioze, ndërsa ende nuk dihet se kush janë autorët e këtij krimi të trefishtë.

TRAFIKU I DROGES NE ITALI

Erion Alibej rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës në Itali. Ai është arrestuar bashkë me vëllain e tij të ndjerë në vitin 2013 në Itali, në kuadër të një operacioni antidroge, konkretisht në fushën e kokainës. Atëherë ai ishte 27 vjeç dhe u kap bashkë me vëllain e tij, Endritin që ishte 29 vjeç. Ky i fundi ishte drejtuesi i një grupi të madh kriminal ku kishte edhe 10 shqiptarë të tjerë. Hetimet ndaj organizatës nisën në maj të vitit 2011, fillimisht ndaj një grupi të tregtarëve të vegjël të drogës në Asti dhe Torino. Endrit dhe Erion Alibej, i përkisnin një organizate shqiptare me veprimtari më të gjerë midis Roterdamit dhe Amsterdamit në Holandë dhe Torinos, të cilët kishin ruajtur 15 kg kokainë të fshehur në apartamente të ndryshme, përfshirë edhe dy në Asti, për ta shitur më pas në disa provinca në veri dhe qendër të Italisë prej më shumë se 330.000 €. Operazioni “Cocash” që zgjati përreth 2 vjet nga gushti i vitit 2011 deri në qershor 2013 dhe është shtrirë krahas veriut të Italisë edhe në Holandë i vuri ata në pranga. Në aktivitetin e tyre kriminal grupi i vëllezërve Alibej përdornin pseudonime si Tarzani, Tino, Ciçio, Bimbo, ndërsa në gjuhën e kriptuar kokaina identifikohej me fjalën “foto”.



1 Comment

  1. kryetari i te gjithave esht monstra edvin rama dhe partia socialiste e kryemonstrave enver,ramiz,nano,ruqi,fatos klosi etj.ju derrat qe i zgjidhni per 80 vote pa rreshtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *