• |
ide | kryesore

Një fermer shqiptar ndërron jetë prej stuhisë ‘Ianos’ në Greqi

Lajme, Të fundit



Stuhia që goditi gjatë natës ishujt e detit Jon, Peloponezin Perëndimor, Thesalinë dhe Kardicën, ka shënuar viktimën e dytë në Greqi.

Bëhet fjalë për një fermer 63-vjeçar, trupi i të cilit u rrëmbye nga uji për shkak të shirave të furishëm.

Mediat greke raportojnë se pas disa orësh kërkimesh, është arritur të gjendet trupi i pajetë i shqiptarit, identiteti të cilit nuk dihet.

Po ashtu, raportohet se nga shirat e rrëmbyeshëm është ndërprerë edhe energjia elektrike. Stuhia ‘Ianos’ është përshkruar si uragani mesdhetar. Deri më tani janë konfirmuar dy viktima, ndërsa një grua rezulton ende e zhdukur.

https://www.youtube.com/watch?v=NZ6GKvpBW5o&feature=emb_title



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *