• |
ide | kryesore

Përfundojnë hetimet/ Dëshmia e nënës: I bërtita vajzës pse ishte vonuar, ajo më foli për Abaz Dogun

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e kryeqytetit mbylli hetimet dhe dërgoi si të pandehur dhe nën akuzë në gjykatë, Abaz Dogën, 65 vjeç, ish-roje i shkollës ku vajza mësonte dhe tre të rinj, më i vogli i tyre 15 vjeç.

Hetimi i prokurorisë thekson se ish-roja Abaz Doga dhe tre të dyshuarit e tjerë kryen marrëdhënie me të miturën duke e kërcënuar vazhdimisht dhe duke e dhunuar psikologjikisht. Nxënësja e mbajti të fshehtë abuzimin nga këta persona dhe të tjerë të paidentifikuar, thekson prokuroria, nga frika se mos i ndodhte gjë familjarëve të saj . Vajza iu nënshtrua presionit të vazhdueshëm i thuhet gjykatës, u shantazhua si fillim nga roja përmes një fotografie.

Pasi i moshuari abuzoi me të, e kërcënoi për muaj me radhë, ndërsa videon e shpërndau edhe te Klajdi Poçi, 20 vjec dhe te disa persona të tjerë. Dy të dyshuarit e tjerë, Rei Osmanllari dhe i mituri F.B, sipas prokurorisë abuzuan me nxënësen duke filmuar gjithashtu çdo veprim. Këto përfundime të prokurorisë bazohen jo vetëm në dëshminë e fëmijës, por edhe në kqyrjet e aparateve telefonike të secilit nga të përfshirët në abuzimin, i cili u zbulua nga një konflikt mes viktimës dhe nënës së saj, që i kërkoi llogari për vonesën. Në dosje bashkangjitet edhe rrëfimi i mamasë që i tregon prokurores:

“I bërtita vajzës pse ishte vonuar, dhe ajo shpërtheu në lotë. Më tha që ish-roja e shkollës e ndiqte me biçikletë, shkruante emrin e saj nëpër mure dhe se e kishte ngacmuar”.

Kur familja e të miturës vrapoi në polici për të denoncuar u zbulua se në fakt përmasat e skandalit ishin akoma më të rënda. Pas hetimit dhe arrestimeve, familja e të miturës është larguar nga lagjia, ndërsa e mitura është marrë nën mbrojtje.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *