• |
ide | kryesore

“S’dua para, as ushqim, por shkollë”/ Vajza nga Afganistani qan pasi policia e ndalon në Pogradec

-Instant, Lajme, Të fundit



“Nuk dua para. Nuk dua ushqim, dua të shkoj në një vend më të mirë ku të shkollohem. Ne po i flisnim dhe po i flisnim, kur policët na morën. Ne nuk jemi terroriste”. Këto janë fjalët e një vajze të re nga Afganistani, e cila është kapur nga policia e Pogradecit, bashkë me 5 të tjerë, pasi kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë.

Në një video të publikuar nga abcnews, vajza e re duke qarë tregon se ka udhëtimet me ditë të tëra për një jetë më të mirë.

“Vijmë nga Greqia. Jemi nga Afganistani. Ne vijmë për një jetë më të mirë, pasi vendi ynë… (qan) Unë jam e re, dua të shkollohem. Nuk dua ushqim, nuk dua para, dua shkollë. Nuk mund të më kuptoni. Është e vështirë. Policia na mori, por ne nuk jemi terrorist. Mami im është në Tiranë, unë jam me babin”, tha ajo.

Mësohet se vajza e re bashkë me 5 personat e tjerë nga Afganistani janë arrestuar në hyrje të Pogradecit, në zonën e quajtur “Enkelana”. Mes tyre ka edhe fëmijët, të cilët thuhet se kishin ardhur në këmbë nga një kapmi i Greqisë drejt Korçës e më pas në Pogradec.



10 Comments

  1. Kujt i vjen gjynah le ta marre ke shtepia
    Shqiperia eshte shtet i varfer edhe nuk ka lekte tu dale zot njerezve te vet e jo me gjithe hallexhinjve te botes
    Sic e thashe me lart, u vjen gjynah dilin garant edhe merreni tek shtepia juaj. Mbajeni me buke e shkolle e ctu vuje mbare me tej.
    U shkerdhefsha sorrosin edhe racen!

  2. Njerezit punetore e te ndershem, jane gjithmone te mirepritur edhe sikur te deshironte te mbetej ne Shqiperi..Jemi te gjithe njerez, bij te kesaj toke…Zoti e ndihmofte!

      1. gjithe hekurudha nga Pogradeci e deri ne Elbasan eshte e mbushur me siriane afgane edhe gra e femije, qe mblidhnin fiqte e mbetur ne peme dhe udhetonin ne kembe. Dukej qe nuk kane cfare tevhane. Le te shkojne ku te duan..por te pakten te kene te hane e te pijne sa jane ne token tone..Kush te mundet ti ndihmoje e ti trajtoje mire. Jane hallexhinj si ne kur shkojme ne emigracion..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *