• |
ide | kryesore

Suarez refuzon 40 milionë euro: uruguajani mban pezull të ardhmen

-Instant, Sport



E ardhmja e Luis Suarez është ende e gjitha për tu përcaktuar. Për momentin nuk është e qartë nëse “Pistolero” do të qendrojë në Barcelonë, por e sigurtë që sulmuesi blaugrana dëshiron të qendrojë në futbollin që ka rëndësi. Sipas asaj që bën të ditur ESPN, në fakt, uruguajani ka refuzuar një ofertë faraonike të Inter Miami. Suarez i ka thënë jo një kontrate 5 vjecare prej 8 milionë në sezon, pagë që do ta bënte lojtarin më të paguar në historinë e MLS.

Edhe pse ka lënë të hapur derën për një të ardhme në kampionatin amerikan, në detaje sulmuesi i Barças ka preferuar të vazhdojë të tregojë kualitetet e tij akoma edhe për ndonjë sezon në Europë para se të nisë një aventurë në Shtetet e Bashkuara. Zgjedhje e rëndësishme duke parë ofertën e fortë të ardhur nga klubi që sapo ka firmosur me Higuain e situatën jo komode të sulmuesit tek Barcelona.

Për momentin, në fakt, e ardhmja e Suarez nuk ka marrë ende një vendim préciz. Pas provimit të italishtes në Perugia, sulmuesi mund të luaja kartën e pasaportës komunitare për të gjetur një skuadër të re, por ende nuk është e qartë nëse zërat e merkatos që e jepnin pranë Juventus do të konkretizohen. Për momentin, në fakt, bardhezinjtë duken më të përqendruar tek operacioni Dzeko e nuk është e thënë që në Continassa pastaj të synojnë fort “Pistolero”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *