• |
ide | kryesore

VIDEO/ “Kemi 10 muaj në çadër, kemi frikë të hyjmë në shtëpinë e shkatërruar”. Pritja e gjatë i ka sjellë zhgënjim qytetarit të dëmtuar nga tërmeti në Tale të Lezhës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Shumë familje të Lezhës janë ende në pritje të shtetit sa i përket rindërtimit të shtëpisë. Një prej tyre është Gjok Kola, banor në Tale të Lezhës, i cili pohon se ende nuk ka marrë asnjë përgjigje, se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij.


Në bisedën që pati me ish-nënkryetaren e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, ai thotë se pavarësisht kërkesave të shumta që ka bërë në institucionet përkatëse, nuk sheh ende dritë në fund të tunelit. Më tej banori shprehet se deri më tani ka qëndruar në çadër nga frika se shtëpia mund t’i zërë brenda.


PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
Gjok Kola: Jam Gjokë Kola, banor i Tales. Mu shemb shtëpia që në tërmetin e 26 nëntorit. Jam jashtë në çadër.

foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNext
Alfrida Marku: Të kanë premtuar që shtëpia do rindërtohet?
Gjokë Kola: Po! Kërkesa kemi bërë boll, gjë nuk shohim, s’di gjë!

Alfrida Marku: Si e keni kaluar dimrin?
Gjokë Kola: Si kalohet po s’të ma kush, se jena t’u e kalu nëpër çadrat. Si kalohet? Kalohet si dimri.
Alfrida Marku: Ju të gjithë, 5 familjarë rrini në çadër?
Gjokë Kola: Po 5 familjarë, ec e hy prej frike brenda.
Alfrida Marku: Asnjë pjesëtar i familjes nuk punon?
Gjokë Kola: Asnja, se të jetë një, nanën kam…
Alfrida Marku: Keni nënën në pension dhe merrni ndihmë ekonomike.
Gjokë Kola: 50 mijë lekë, 50 mijë lekë të vjetra, ndihmë ekonomike 40 mijë, ato janë, edhe atë qira që ma paguajnë që 10 muaj. Këto janë fitimi jem. Tjetër të ardhura s’kam. Këto janë kushtet e mia, s’kam tjetër ça me thanë.

3 Comments

  1. Ah, Milikën, i thotë Liria. Dhe shton shpejt se nëna ime është nga Vojvodina, ndërsa babai nga fshati Vuthaj. Adnani i jep porosinë, por vet mbetet akoma i pasqaruar.

    Ç’ishte gjithë ky komplikim? Me këtë moskuptim kthehet në Prishtinë.

    U kthen porosinë vëllezërve të Milicës dhe merr falënderimet e tyre. Si për ta gjetur fillin e lëmshit, i pyet: -Ju, nënën nga Vojvodina e keni?

    -Jo, i thonë ata. Është nga Beogradi.Duro dhe pak o shpellkar sa te vij lulzimja dhe do ta beje vilen me kater banjo si è ka dhe vete te oligarket qe do i fuse ne burg

  2. YMER GELBAZA MOS SHKRUAJ TE LAPSI.al SE PO E FELLIQ KETE PORTAL SHUME SHUME TE LEXUAR DHE PELQYER NGA KOMBI SHQIPETAR thotë:

    YMER GELBAZA MOS SHKRUAJ KETU,SE LAPSI.al DHE STAFI NUK JANE BYTHLEPIRES SI JUVE KUR FILLOVE TA LEPI NE BYTH SALI BERISHEN DHE PASTAJ TE SHQELMUAN SI ZAGAR NGA ATY,DHE IKE E E FUTE LLAPEN NE BYTH TE EDI RAMES DHE ORGANIZATES ,PRANDAJ KE MBETUR SI ZAGAR DHE TE MBAN GOJA ERE BYTH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu