• |
ide | kryesore

Video/ Në fushë, për të mos luajtur: ja cfarë ndodhi në fushat e Superiores

-Instant, F1, Sport, Video



Ashtu si ishte lajmëruar, zbritja e skuadrave të Superiores në fushë, nuk kishte të bënte aspak me fillimin e kampionatit, por me një përshkallëzim të qendrimit të Klubeve, ndaj neglizhencës së Qeverisë, që vazhdon të mos plotësojë kërkesat e bëra nga futbolli. E kështu, për të bojkotuar javën e dytë të kampionatit është menduar një shoë ku skuadrat kanë zbritur në fushë, kanë dhënë mesazhin e tyre dhe janë kthyer në dhomat e zhveshjes.

Në të pesë stadiumet ku duhet të luheshin ndeshjet e javës së parë të kampionatit, skuadrat kanë zbritur në fushë, ndër kapitenët e tyre kanë lexuar letrën me 4 kushtet që kërkojnë të plotësohen për t’u rikthyer në fushë. Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të plotësojnë kushtet, pasi në rast të kundërt, do të vazhdojnë bojkotin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *