• |
ide | kryesore

Video/ Premier League e cmendur, 18 gola në 3 ndeshje: turpërohet në Old Trafford Manchester United

-Instant, F1, Sport, Video



Spektakël, gola e befasi në Premier League, ku vetëm në tre ndeshjet e luajtura janë realizuar 18 gola, duke krijuar përmbysje, rikuperime, por edhe surpriza, si ajo që Crystal Palace i bëri Manchester United në Old Trafford. Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer doli e dërrmuar nga Teatri i Ëndërrave me një 1-3 që i jep debutimin makth norvegjezit.

Ishte ndeshja e parë e Djajve të Kuq në këtë kampionat dhe nuk nisi në mënyrën e duhur, me skuadrën e Hodgson që mori avantazhin që në minutën e 7 me Toënsend. Një tronditje që United nuk e kaloi dot, pavarësisht përpjekjeve për të gjetur ekuilibër. Atë që nuk e bënë dot Red Devils e bëri kundërshtari që mori dy penallti në harkun e dy minutave e nëse Ayew e humbi mundësinë për të shënuar nga 11 metra, Zaha jo.

Solskjaer nën dy gola me 15 minuta për tu luajtur përdori gjithë mundësitë, duke i dhënë debutimin edhe Van de Beek, që zëvendësoi Pogba dhe shënoi golin e vetëm për United në të 80, duke krijuar një ide të vakët në Old Trafford se mund të merrej edhe më shumë se një humbje e ngushtë.

Vetëm se Zaha nuk ishte i këtij mendimi, ndoshta edhe për shkak të kujtimeve të këqija që i shoqëruan qendrimin dikur në Manchester. Sulmuesi shënoi golin e tretë në minutën e 85, duke likuiduar skuadrën e Solskjaer.

Në ndeshjet e tjetra, goladë e Everton përballë WBA. 5-2 është imponuar skuadra e Ancelotit me tre gola të Calvert-Lewin e një të Kean, ndërsa Leeds jep spektakël, ashtu si në ndeshjen e tyre të parë me Liverpool, vetëm se këtë herë 4-3 me Fulham është në favor të tyre.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE

Everton 5 – 2 West Bromwich Albion
Leeds United 4 – 3 Fulham
Manchester United 1 – 3 Crystal Palace



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *