• |
ide | kryesore

Alarm në Roland Garros: 15 pozitivë mes tenistëve të kualifikueseve

-Instant, Sport

Alarm në Roland Garros, Slam-i në dhѐ në program të dielën e ardhshme, nuk duket se do ta ketë jetën të lehtë, duke qenë se që tani numëron rastet e para pozitive me Covid. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja spanjolle Marca, mes 192 tenistëve të regjistruar janë të paktën katër pozitivë me Covid-19. Një prej tyre mund të jetë uzbekistanasi Denis Istomin, të cilit i shtohet Ernesto Escobedo, Pedka Kristin e Bernabé Zapata, që në mëngjes janë zhdukur nga lista e hyrjeve të turneut. Në rastin e Zapatá e Kristin, pozitiv është zyrtarisht trajneri i tyre, por duhet marrë në konsideratë se tenistët e kualifikueseve, që do të nisin nesër, janë detyruar të prezantohen në kryeqytetin francez që të enjten e kaluar për të lejuar kohën e dy kontrolleve para nisjes së kompeticionit.

Numeri i rasteve pozitive është ngjitur në qiell, sepse ka raste edhe në listën e tenisteve femra, që sipas llogarive e rrit numrin në 15, pozitivë me koronavirus. Tani autoritetet janë duke punuar për të mësuar sa persona kanë qenë në kontakt me të infektuarit. Një luftë kundër kohës që e vendos në rrezik Roland Garros para se të fillojë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu