• |
ide | kryesore

Bebe Rexha konfirmon lidhjen me Keyan Safyari

-Instant, Paparazzi, Slider



Artistja me origjinë shqiptare befasoi ndjekësit këtë javë kur publikoi një fotografi në Instagram, përmes të cilës në një mënyrë zbuloi partnerin e ri.

Dhe pritja mori fund kur këngëtarja 31 vjeçare u pa duke u puthur me të. Mashkulli misterioz, që ia rrëmbeu zemrën bukuroshes së njohur, është Keyan Safyari, por kush është ai në të vërtetë Keyan Safyari është producent, regjisor dhe kinematograf për filma artistikë, shfaqje televizive, reklama dhe video muzikore. Safyari u diplomua në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë në Northridge në studimet Bachleor për Regji Filmi. Ai më pas formoi ‘Moving Images Entertainment’, një kompani e cila specializohet në të gjitha aspektet e prodhimit. I njëjti është i pranishëm edhe në Instagram, por e mban profilin e tij privat.

Sidoqoftë, biografia e tij thotë se është gjithashtu një fotograf, artist dhe lojtar hokej, i cili jeton dhe vepron në Los Angeles.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *