• |
ide | kryesore

Cardi B flet për divorcin me Offset: U lodha me të

-Instant, Paparazzi, Slider



Cardi thuhet se ka filluar procedurën e divorcit, ndërsa ka treguar se nuk ndihet keq për një veprim të tillë, shkruan Daily Mail.

Në një paraqitje në rrjetin social Instagram, ajo tha: “Dua të ju them faleminderit shumë. Sidoqoftë desha t’iu informojë se nuk kam derdhur asnjë lot” Offset, partneri i reperes më parë është aluduar se e kishte tradhtuar, teksa Cardi insistoi që të mos ndahet nga ai. “Këtë herë nuk kam qarë, e dini pse? Arsyeja e divorcit nuk ka të bëjë me asgjë në të kaluarën. Nuk ka të bëjë me tradhtinë”, shtoi ajo. Interpretuesja e hitit “WAP” ndër të tjera kishte shpjeguar se është lodhur nga diskutimet e pafund që bënte me Offset. Dyshja gjatë vitit 2018 ishin ndarë për herë të parë, ndërsa në “Grammy Award 2019” kishin bërë të ditur ribashkimin.

Ndonëse një ndarje e tillë do të jetë e përhershme, reperja është duke luftuar po ashtu të mbajë kujdestarinë e vajzës, Kulturë, të cilën e ndan me reperin e njohur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *