• |
ide | kryesore

Covid-19/ Si gjithçka shkoi keq (sërish) për Europën

-Instant, Arkiva, Kryesore, Planet



Pasi shtypi me sukses valën e parë të infeksionit dhe vdekjeve, Europa tani është në mes të një vale të dytë koronavirusi ndërsa po vjen dimri – duke ngritur pyetje se çfarë shkoi kaq keq.

Numrat e infeksioneve ditore në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar këtë javë arritën rekorde, prej më shumë se 45,000 në 14 ditë, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). Udhëheqësit kanë ngritur frikën mbi presionin që spitalet mund të përballen në muajt e ardhshëm dhe perspektivën e afërt të bllokimeve të reja kombëtare.
Shkalla e vdekjes së Europës ka qenë e qëndrueshme për 72 ditë, sipas ECDC, megjithëse Bullgaria, Kroacia, Malta, Rumania dhe Spanja po shohin rritje të shkallës së vdekjes.

(Njerëzit mblidhen përgjatë bregut të lumit të Senës gjatë perëndimit të diellit në Paris, të enjten, midis ringjalljes së koronavirusit.) 

Ka trende që mund të shpjegojnë përkeqësimin. Rritja vjen menjëherë pas sezonit të pushimeve verore, pasi punëtorët kthehen në qendrat e qyteteve dhe fëmijët kthehen në shkollë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka sugjeruar që rritja mund të jetë pjesërisht për shkak të lehtësimit të masave dhe njerëzve që ulin kujdesin dhe provat tregojnë se të rinjtë po drejtojnë valën e dytë në Europë.

Pavarësisht numrit në rritje të rasteve dhe vdekjeve të fundit në Europë, kontinenti ende krahasohet në mënyrë të favorshme me Shtetet e Bashkuara. Europa ka raportuar 4.4 milion raste dhe 217,278 vdekje midis një popullsie prej 750 milion, ndërsa SH.B.A. ka raportuar 6.7 milion raste dhe 198,000 vdekje në një popullsi prej 330 milion.

Vala e dytë 

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson të premten u tha gazetarëve se Britania e Madhe “tani po sheh një valë të dytë që po vjen” dhe se ishte “e pashmangshme”, citon lapsi.al. “Padyshim që ne po shohim me shumë kujdes përhapjen e pandemisë ndërsa ajo evoluon gjatë ditëve të fundit,” tha Johnson. “Nuk ka dyshim, siç kam thënë me javë të tëra, që ne mund (dhe) tani po shohim një valë të dytë që po vjen. Ne po e shohim atë në Francë, në Spanjë, në të gjithë Europën. Ka qenë absolutisht e pashmangshme që do të mosh e shihnim në këtë vend.” 

(Njerëzit shihen duke vallëzuar në Leicester Square, Londër, më 12 shtator, disa ditë para se mbledhjet shoqërore të kufizoheshin përsëri.) 

“Unë nuk dua të shkoj në bllokimin e dytë kombëtar. E vetmja mënyrë se si mund ta bëjmë këtë është nëse njerëzit ndjekin udhëzimet.” 

Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock tha të dielën se vendi ishte “në një pikë kthese” pas një rritje të re të rasteve të shtunën, kur Britania regjistroi 4,422 raste të reja, numri më i lartë që nga fillimi i majit.

“Njerëzit duhet të ndjekin rregullat dhe nëse nuk i zbatojnë, ne do të sjellim masa shumë më të rrepta,” tha Matt Hancock në një intervistë për BBC. Kur u pyet për ri-imponimin e një bllokimi të dytë kombëtar, ministri tha: “Unë nuk e përjashtoj atë. Unë nuk dua ta shoh atë.”

Protestuesit kundër bllokimit u përleshën me policinë të shtunën në Sheshin Trafalgar të Londrës. Tridhjetë e dy njerëz u arrestuan për çrregullim të dhunshëm, prishje të rendit publik, sulm ndaj një punonjësi të urgjencës dhe dy oficerë pësuan dëmtime të lehta, sipas Policisë Metropolitane.

Britania e Madhe njoftoi të dielën se kushdo që rezulton pozitiv për koronavirus ose është gjurmuar si një kontakt i ngushtë do të kërkohet nga ligji të vetë-izolohet nga 28 Shtatori ose të përballet me gjoba nga 1,000 £ deri në 10,000 £ për shkelës të përsëritur.

Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të lartë të vdekjeve në Europë me më shumë se 40,000 dhe kufizime të reja në tubimet shoqërore u vendosën në të gjithë Anglinë këtë javë.

(Turistët në Amsterdamin qëndror më 21 gusht. Numri i infeksioneve ditore në Holandë tani është dyfishuar në pak më shumë se një javë.) 

Johnson po përballet me një pakënaqësi në rritje edhe nga mbështetësit e tij të zakonshmëm në shtypin e krahut të djathtë Britanik, me Daily Telegraph dhe Spectator, të dy duke vënë në pikëpyetje planin e lojës së qeverisë.

Fjalët e tyre mallkuese vijnë në mes të kritikave të përhapura ndaj sistemit të ‘testimit-dhe-gjurmimit’ të Britanisë së Madhe, për të cilin edhe Kryeministri pranon se ka “probleme të mëdha”. 

Kufizime të reja u njoftuan gjithashtu të Premten në Madrid, e cila përbën afërsisht një të tretën e të gjitha rasteve të reja në Spanjë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë Spanjolle. Vendi raportoi një rekord 12,183 rastesh ditore në 11 Shtator dhe ka numrin më të lartë të rasteve në Europë me më shumë se 600,000, e me më shumë se 30,000 vdekje.

Franca regjistroi 13,215 raste të reja Covid-19 në 24 orë të premten, sipas të dhënave të lëshuara nga Agjencia e saj Kombëtare e Shëndetësisë, numri më i lartë që nga Prilli. Shifrat gjithashtu treguan një trend në rritje në pranimet në spital me 3,626 pacientë të rinj gjatë shtatë ditëve të mëparshme. CNN njoftoi këtë javë se në spitalet e një qyteti të madh francez ishin gati të mbaronin shtretërit.

Republika Çeke raportoi një regjistrim rekord 3,130 rastesh të premten pasi maskat u bënë të detyrueshme përsëri në shkolla, dhe Hollanda raportoi një rekord 1,977 rastesh. Kryeministri hollandez Mark Rutte tha në një konferencë shtypi se numri i infeksioneve ditore të vendit ishte dyfishuar në pak më shumë se një javë. “… ky numër do të rritet për tre javë në më shumë se 10,000 në ditë,” tha ai.

“Ju nuk duhet të jeni një matematikan ose virolog për të kuptuar se këto lloj numrash do të shkojnë në mënyrë të pashmangshme në spitale,” paralajmëroi ai.

Restorantet, kafenetë dhe baret në gjashtë rajone hollandeze do të përballen me kufizime të reja duke filluar të dielën.

Italia regjistroi numrin më të lartë që nga maji të premten me 1,907 raste ditore; Polonia regjistroi një rekord 1,002 rastesh ditore të Shtunën.

(Turistët tek Koloseu në Romë më 22 gusht, kur autoritetet italiane thanë se rreth 50% e infeksioneve të reja ishin kontraktuar gjatë pushimeve verore.) 

Ku shkoi keq 

Drejtori i OBSH-së në Europë, Hans Kluge paralajmëroi këtë javë për “nivele alarmante transmetimi” dhe një “situate shumë serioze” në rajon, duke shtuar se rastet javore kanë tejkaluar ato të raportuara gjatë pikut të marsit.

Ndërsa kishte një rritje të rasteve në grupmoshat më të vjetra – ato të moshës 50 deri 79 vjeç – në javën e parë të shtatorit, tha Kluge, përqindja më e madhe e rasteve të reja është ende midis moshës 25-49 vjeç.

Në fund të gushtit, Kluge tha se rritja graduale e rasteve të Europës mund të shpjegohet pjesërisht nga “relaksimi i shëndetit publik dhe masave sociale, ku autoritetet kanë lehtësuar disa nga kufizimet dhe njerëzit kanë hequr kujdesin”. 

(Miqtë mblidhen në bregun e lumit Vltava në Pragë, më 16 shtator, ndërsa Republika Çeke regjistroi rritjen më të lartë të rasteve që nga fillimi i pandemisë.) 

Ai tha se ishte “shumë i shqetësuar që gjithnjë e më shumë të rinj numërohen midis rasteve të raportuara”, duke këshilluar kundër tubimeve dhe ahengjeve të mëdha.

Në disa vende, rastet po rriten veçanërisht shpejt në qytete me popullsi të dendur, ku njerëzit po kthehen në zyra, shkolla dhe vende publike pasi masat u lehtësuan pas kulmit të pranverës.
Ashtu si Spanja, Austria ka parë kulmin e saj më të madh në kryeqytetin e saj. Kancelari Sebastian Kurz i tha agjencisë kombëtare të lajmeve austriake APA të dielën e kaluar se situata ishte “veçanërisht dramatike” në Vjenë, e cila ka më shumë se gjysmën e të gjitha infeksioneve të reja të regjistruara.

(Profesori Hollandez Edward Nieuwenhuis i Universitetit Roosevelt në Middelburg u jep mësimin 25 studentëve më 8 shtator në natyrë.) 

”Ne jemi në fillim të valës së dytë. Ne do të përballemi me muaj të vështirë në vjeshtë dhe dimër. Numri i infeksioneve po rritet nga dita në ditë, “ tha ai në një tweet, cituar nga Lapsi.al, duke kërkuar që austriakët të ulin kontaktet shoqërore pasi detyrimi për të mbajtur maska ​​për fytyrën u zgjerua në më shumë vende publike.

Turqia regjistroi 63 vdekje në 24 orë këtë javë, numri më i lartë i vdekjeve një-ditore. Ministri turk i shëndetësisë Fahrettin Koca tha në konferencën e tij të përjavshme të lajmeve për koronavirusin më 2 shtator se vendi ishte “në kulmin e dytë të valës së parë”. 

Një kameriere në Vjenë mban një maskë fytyre siç kërkohet nga rregullat e reja më të rrepta të vendosura nga qeveria austriake në 14 shtator.

(Një kameriere në Vienë mban një maskë fytyre siç kërkohet nga rregullat e reja më të rrepta të vendosura nga qeveria austriake në 14 shtator.) 

“Ne jemi në këtë prag sot për shkak të lëvizjes rreth periudhës së festave dhe dasmave të cilat janë pjesë përbërëse e traditave tona.” 

Autoritetet në Itali thanë në fund të gushtit se afërsisht 50% e infeksioneve të reja ishin kontraktuar gjatë pushimeve verore, përreth vendit dhe jashtë saj, kryesisht midis të rriturve të rinj që nuk kanë qenë të kujdesshëm me distancimin shoqëror dhe udhëzimet për mbajtjen e maskave.

(Studentët me maska mbërrijnë më 14 shtator për fillimin e vitit shkollor në shkollën e mesme teknike Luigi Einaudi në Romë, Itali.) 

Vendet përfshirë Greqinë dhe Kroacinë, kryesisht të kursyera nga vala e parë, panë numrin e shpejtë të rasteve në gusht ndërsa turistët morën pushimet verore pas rihapjes së kufijve të brendshëm të Europës në qershor.

Por Europa mund të ngushëllohet nga përvoja. Profesori Mark Woolhouse, një epidemiolog në Universitetin e Edinburgut, i tha CNN në fillim të këtij muaji se bllokimi fillestar nuk ishte “kurrë, kurrë për të zgjidhur problemin për ne në Europë ose kudo tjetër; thjesht po e shtynte atë”. 

Ndërsa rastet po rriten, kjo pjesërisht mund t’i atribuohet niveleve të rritura të testimit, dhe vdekjet ditore në Europë janë ulur nga 3,788 në 18 Prill në 504 në 18 shtator në një mesatare shtatë ditore, sipas analizës së CNN të shifrave nga universiteti i njohur Johns Hopkins.

CNN, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. keq shkoj se popujt u zgjuan se ishte nje mashtrim i mall ,qe ende vazhdon ,por mesiguri deshtim te turpeshem ,per qellimin qe u perhap,

  2. Sot janë aleatë dhe në një front për të ardhur në pushtet, por dy dekada më parë votonin për arrestimin e njëri-tjetrit, përbetoheshin se do të fusnin njëri-tjetrin në burg si dhe shkëmbenin akuza nga më të rëndat. Mes emrave që votuan pro arrestimit të Sali Berishës si organizator i gushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, figurojnë edhe Ilir Meta, Kastriot Islami, Arben Imami, Nikoll Lesi, Luan Rama, Arben Malaj, Vangjel Tavo dhe Neritan Ceka. Votimi është bërë në Parlament në 18 shtator 1998, katër ditë pas grushtit të shtetit, ku banda të armatosura, nën udhëheqjen e Berishës, pushtuan institucionet shtetërore dhe nisën në fushatë plaçkitje nëpër dyqanet e Tiranës. Kryetari i komisionit të votimit rezulton Nikoll Lesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *