• |
ide | kryesore

Covid ndryshon merkaton e Real: Florentino nuk blen, por shet duke fituar 110 milionë euro

-Instant, Sport
Florentino



Janë larg kohët e blerjeve milionere, nga Zidane tek dy Ronaldot, duke kaluar nga Kakà e Beckham. Por pa shkuar kaq larg, duket se ka kaluar një jetë edhe nga 2019 kur Hazard mbërriti nga Chelsea për një shifër që shumë e kanë vlerësuar rreth 160 milionë. Tani Florentino Perez nuk blen. Përkundrazi, shet. E shet mirë. Sipas “As” Real ka arkëtuar deri tani, nga shitjet e verës 2020, një shumë prej 110 milionë euro. Merkato, në kohën e Coronavirus, ka ndryshuar edhe merengues…

Llogaria është bërë shpejt: Hakimi shkoi tek Inter për 40 milionë, Reguilon tek Tottenham për 30, James Rodriguez tek Everton për 25 e Oscar Rodriguez tek Sevilla për 15. Të gjithë kësaj i shtohet edhe kursimi i gjysmës së pagës së lartë të Bale, rreth 15 milionë në vit. Me pak fjalë, në kohët e Covid, edhe të pasurit kursejnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *