• |
ide | kryesore

E hoqën për një flirt inekzistent, Zaha i shënon dy gola United. “Thoshin se shkoja në shtrat me vajzën e trajnerit”

-Instant, Sport



Manchester United debutoi në Premier në mënyrën e gabuar, duke pësuar një 1-3 në Old Trafford nga Crystal Palace. Van de Beek nuk i ka mjaftuar Red Devils që janë ndëshkuar nga një dygolësh i ish-lojtarit të tyre, që e flakën pa shumë probleme e me një “etiketë” aspak të bukur.

Zaha mbërriti tek United në 2013, blerja e fundit e Sir Alex Ferguson, por për sulmuesin e Crystal Palace, Teatri i Ëndërrave, u bë një makth. E ishte i detyruar, ashtu si zbuloi ndonjë muaj më parë, të mbrohej nga thashethemet në dhomat e zhveshjes. Disa zëra përshpërisnin për probleme personale me Moyes. Teza ishte se sulmuesi nuk luante për shkak të një lidhje me vajzën e atëherë teknikur të Red Devils. E gjitha kjo, me askënd që nuk i erdhi në ndihmë Zaha të përballej me situatën e ekspozimin mediatik. “Në klub askush nuk më tha asgjë, nuk dija cfarë të bëja. Po më merrnin frymën dhe e ndjeva se duhet të thosha dicka. Isha aty vetëm, e kisha probleme sepse njerëzit thoshin se kisha shkuar në shtrat me vajzën e trajnerit e prandaj nuk luaja”.

Nuk ishte sigurisht një situatë e thjeshtë që u bë edhe më e komplikuar nga fakti se ishte një djalosh pak më shumë se maxhoren larg shtëpisë. “Isha 19 vjec, e kam përjetuar gjithcka i vetëm, larg familjes. Kjo histori ka vazhduar kaq gjatë sa në një pikë mu duk absurde që tekniku nuk vinte të më thoshte dicka në lidhje me këtë. Akoma edhe sot, njerëzit mendojnë që ishte një histori e vërtetë. E të mendosh që unë as nuk e kisha takuar kurrë vajzën e Moyes”. Makthi përfundoi me kthimin në shtëpi, tek Crystal Palace, skuadra që e priti që kur ishte 12 vjec. Por Zaha e kishte dhëmbin të helmatisur.. dhe kafshoi United…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *