• |
ide | kryesore

Gafa/ Trump nuk di ç’ka firmosur: Ndaluam vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ishin të shumta analizat që përpara dhe pas 4 shtatorit i mëshuan idesë se (e ashtuquajtura) marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë i interesonte më së shumti presidentit amerikan Donald Trump. Ekspertë dhe analistë thanë se Trump do ta përdorte atë copë letër si një trofe të arritjeve të tij në politikën e Jashtme.

Dhe Trump ashtu po bën.

Qëndrimin e tij Trump e shpalosi në një takim elektoral që zhvilloi të shtunën në qytezën e Fayetteville në Karolinën e Veriut. Shiko videon poshte ne minuten 42.00.

Së pari sulmoi mediat se nuk i mbulonin siç duhet arritjet e tij.

“Ju nuk e kuptoni, sepse nuk dini se çfarë po ndodh. Unë di saktësisht historinë e vërtetë. Dhe pastaj e shkrjnë duke e përkulur plotësisht të vërtetën, për ta bërë një gjë të mirë si një gjë të keqe. Si? A mund ta besoni, brenda një jave më nominuan, jo për një, por për dy çmime Nobel. Dhe ata (mediat) nuk e transmetuan këtë histori. Obama e mori javën e tij të parë. Një grup shumë liberal dhe askush nuk e dinte për çfarë dreqin e fitoi. Edhe ai nuk e dinte. Pse e more? Nuk e di” – tha Trump.

Më pas Trump e bën gjithçka edhe më teatrale.

“Shkova në shtëpi dhe i thashë Zonjës së Parë, “E dashur, kam lajme të mëdha sonte. Le të ndezim televizionin. Jam nominuar për çmimin Nobel për Paqe. Kjo është një gjë e madhe Zonja e Parë”.
Shkova në shtëpi dy ditë më vonë dhe i thashë sërish: “Zonjë e Parë, nuk do ta besosh. Përsëri u nderova. Çmimi Nobel. Këtë herë është Kosova ”. Izrael, Kosovë. Unë thashë: “Zonjë e Parë, ky është një lajm i shkëlqyeshëm. Le të ndezim televizionin. Kjo do të jetë e madhe. Kjo do të jetë e madhe sonte. Sapo u nderuam, kjo është e madhe. Nobel për paqen mund ta imagjinoni? Zonjë e Parë, le të ndezim televizionin. Le ta kthejmë te lajmet e rreme të NBC.

Dhe shoh që kemi një stuhi. “Mirë, Zonja e Parë, mos u shqetëso për këtë. Stuhia është e madhe. Ne jemi kujdesur për të. Në rregull Zonjë e Parë, mos u shqetëso për këtë. Do të jetë kronika tjetër, jam i sigurt. Është Çmimi Nobel për paqen” – tha Trump që marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë e bën më të madhe se fundi i luftës.

“Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë, ata do të ndalojnë së vrari. Unë u thashë, miq, le të bashkohemi. Ata do ta kishin bërë atë për qindra vjet, sinqerisht, me emra të ndryshëm. Thashë, kjo është e mrekullueshme. Dhe me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin nënshkruam një marrëveshje me Izraelin. Të gjithë thanë se nuk mund të bëhej.

Unë i thashë, “Në rregull, Zonjë e Parë, kjo nuk ishte lajm i parë në NBC, por mos u shqetëso. Kjo është një histori e madhe. Përmbytjet janë të mëdha. Pastaj ishte një lajm i dytë për diçka tjetër dhe pastaj lajmi i tyre i tretë kishte të bënte me diçka për mua. Nuk e di, diçka të keqe që kishin zbuluar.
Pastaj ishte një lajm i katërt dhe një i pestë dhe i gjashti. Unë i thashë: “Zonjë e Parë, jam pak në siklet. Mendova se do të bënim pak më mirë. Dhe pastaj ata dolën në ekran dhe thanë: “Natën e mirë”.

Dhe unë nuk dola edhe pse kam marrë nominimin për Çmimin Nobel të Paqes. Dhe ata nuk e transmetuan atë. A e besoni se mbuluan dhe përmendën 5 çështje që nuk ishin asgjë, për 18 minuta. Dhe lajmi për Çmimin Nobel të Paqes, zero kohë për Presidentin Trump. Faleminderit shumë mediave të lajmeve të rreme. Ne e vlerësojmë atë. Dhe kur Obama e kuptoi çfarë ishte, titujt kryesorë ishin: “Presidenti Obama merr Çmimin Nobel” – tha Trump.

Por kjo nuk është gafa e parë e Trump për Kosovën. Ditën e marrëveshjes ai e konsideroi Kosovën një vend mysliman.

“Një tjetër ditë e madhe paqeje pët Lindjen e Mesme. Kosova me shumicë myslimane dhe Izraeli kanë rënë dakord të normalizojnë marrëdhëniet diplomatike. Shumë mirë. Më shumë kombe islamike dhe arabe do ta ndjekin” – shkroi Trump në Twitter. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=e7mFGq_yca4



27 Comments

  1. Te gjithë keta bythelepiresat qe sot bejne si super trumpista (tamam si ai koqja Genard Hajdini) do i kthejnë kurrizin sapo te humbase zgjedhjet!

  2. TRAMPI NUK E DI FARE KU BIE KOSOVA KTO E BOJN SIKUR OSHT NYJA E PROBLEMEVE NE BOTE DHE PO U ZGJIDH KJO BOTA BIN REHAT.

  3. Jo se po erdhi trumpi ne pushtet, sorosjanet e tiranes do zhduken dhe ambasades do i behet katarsis.
    O rrota kari mbeshtetet trump se lat nam. Ky esht presidenti me egoist dhe injorant qe ka pas ndonjeher amerika

  4. Normale qe e di se cfare ka firmosur. I gjithe ky teater me regji hollywoody eshte per shumicen injorante qe pret ti japi voten ne nentor.

  5. Po i marim me radhë këto “gafat e mëdha” të Trump.
    E gjithë loja për ti interpretuar si “gafa”, duket kjartazi se atyre çka ai thotë, duke ju hequr qoftë edhe një fjalë e vetme e ndryshon tërë kuptimi.
    Nuk ka thënë Z. Trump që Kosova me Serbinë po vriten, por ka thënë se kanë vrarë dikur njeri tjetrin.
    Sigurisht nëse hiqet fjala “kanë” që përcakton të shkuarën, so të ishte gafë.
    Ka thënë Z,Trump që Kosova është një vend “me shumicë” myslimane, por në interpretimin keqdashës, hiqen fjalët “me shumicë” e gënjehet se paska thënë se Kosova është një vend mysliman.
    Edhe Shqipëria një vend me shumicë myslimane është, por kjo nuk do të thotë se është vend mysliman.
    Që Izraeli më së fundi ka njohur pamvarësinë e Kosovës, ky është një lajm shumë i mirë për ne shqiptarët, por që Kosova të jetë detyruar që hapë ambasadën e saj në Jeruzalem, kjo më duket disi e dyshimtë.
    Ndërkaq ka të drejtë Z.Trump kur thotë se nuk ka sepse të përflitet nominimi i tij për çmimin Nobel për paqë pasi Izraelin e njohu edhe Bahrain dhe Emiratet e bashkuara arabe.
    Nuk e shoh si mëkatë apo më keq akoma si “gafë” që ky president amerikan, në interesat e shtetit të tij e sheh me përparësi në politikën e jashtëme të largojë ushtrinë amerikane nga vende të tjera.
    Janë vrarë me mijra amerikanë në luftëra jashtë vendit, Pamvarësisht se ndërhyrjet kanë qenë për qëllime humane kundër diktatorëve kriminalë e qeverive komuniste apo terroristëve islamikë, ata mijra ushtarë amerikanë janë bijë nënash e a nuk do të ishte më mirëqë në vend të luftës problemet të zgjidheshin me ve bisedime ?
    Ishte vërtetë befasuese kur pak kohë pasi Obama u zgjodh president, ju dha çmimi Nobel thuajse pa asnjë motivacion.
    Mesa duket ky çmim ju dha Obamës si afro-amerikani i parë president i SHBA.
    Ishte vërtetë një ngjarje e shënuar për demokracinë amerikane, por nuk në duket se Obama erdhi në postin e presidentit për merita të tij të veçanta.
    Në fakt këtë çmim Nobël duhet ta merte Partia demokrate amerikane që zgjodhi si president një qytetar me ngjyrë, dhe e gjithë SHBA për këtë kthesë të madhe historike kundër dallimeve racore.
    Për tu hedhur përsëri tek z.Trump, e shoh të tepruar fushatën denigruese mediatike majtiste ndaj tij , duke shfrytëzuar gjuhën e tij të hapur pa hipokrizinë tradicionale dipllomatike.
    Sa për ate qe Trump nuk e ka idenë e luftës së Serbisë në Kosovë, po ju kujtoj një episod domethënës lidhur me fushatën e zgjedhjes së tij si president.
    Një gazetë serbe hapi në ate kohë lajmin se Z. Trump e ka dënuar bombardimin e Serbisë nga NATO.
    Pas pak kohësh ai e përgënjeshtroi këtë lajm duke thënë se ai jo që nuk ka qenë kundër bombardimit, por ka qenë i të njetit mendim me disa gjeneralë të Pentagonit që NATO duhet të zbarkonte me trupa në Beograd, për të zhdukur përfundimisht folenë kriminale të nacional-shovinizmit serb.
    Koha e tregoi se ky qëndrim ka qenë i drejtë
    Gazeta serbe që kishte botuar lajmin e gënjeshtër, u detyrua ta përgënjështrojë, kurse mediat e majta edhe shqiptare vazhduan ta konsideronin ate lajm si të vërtetë e Trump si një “injorant” që nuk dinte se çfarë ndodhte në botë.
    Gjithashtu nuk duhen mashtruar shqiptarët me dyshimin se presidenti Trump mbështet kryeministrin e korruptuar shqiptar, Edvin Rama.
    Nëse do të ishte ashtu, nuk do të ishte bërë marëveshja e 5 qershorit me këmbënguljen e ambasadores amerikane, dhe ajo marëveshje të përshëndeteshte nga sekretari amerikan i shtetit, Z.Pompeo

  6. Rendesi ka qe vazhdoni ti lepini bythen se ai atij si rruhet shume as per Kosoven e as per Serbine por thjesht per show

  7. Kur japin dhe Shqiptaret (nga ato me injorantet) mend per Presidentin e Amerikes eshte kulmi.
    O njerez para se te flisni perTrampin informohuni njehere me mire si funksionon atje, ca eshte ka ndodh primaret e Demokrateve atje etj…
    O budallenj vertete mendoni qe politiken e SHBA e ben nje njeri i vetem???
    Presidenti atje eshte vecse nje kukull, politiken e ben grupi qe ka nga mbrapa.
    Per nga menyra sesi eshte ndertuar sistemi ne USA nuk ka qene kurre demokraci, por Oligarki, fundja Oligarket e krijuan si shtet Ameriken.

    1. Meqë SHBA nuk qenka një vend demokratik kapitalist por një vend “oligarki”, atëhere si shpjegohet fakti që shumica e shqiptarëve të varfër synojnë të emigrojnë atje ?
      Keni dëgjuar që qoftë edhe enveristët shqiptarë të tentojnë të emigrojnë në Korenë e Veriut me një sistem diktatorial komunist të ngjashëm me idhullin e tyre Enverin ?

  8. Qe kur ka ardhur trumpi ne politiken amerikane, ajo (politika) edhe vete amerika jane bere estrade
    Si rrjedhim edhe kurvat e tyre ne tirane blu edhe lejla duken palaco
    Spektakel, kushdo qe te fitoje kete here si turmpi bufatorik si bideni qe ka rrjedhur do jete humor grotesk nonstop me zezake e redneke qe do fillojne te therrin njeri tjetrin rrugeve te amerikes.
    Po kjo nuk ka rendesi, per tumpin banor i new jorkut edhe floridas me cupen e konvertuar ne cifute ka rendesi qe kosova edhe dubai e njohen izraelin. Kjo eshte e vetmja gje qe ka tumpi si arsye qe redneket ta votojne perseri.

  9. Gjithë këto epitete për Trampin sikur o katnar prej Momli.Vërtet nuk di se bie Kosova?????Por jo mor njerëz.Ai e di shumë mirë dhe prandaj ishte vetë prezent gjatë marëveshjes.Ai mund të jetë indiferent vetëm Europës per arësyet e veta politike dhe kaq.

  10. Eshte gabim te interpretohen sipas deshires fjalimet e Presidentit me te fuqishem te botes demokratike. Politika ditore e shqiptareve nuk duhet te bjere ne kurthin e madheshtise se saj qesharake e te perdor fjalimet e nje presidenti amerika kushdo qofte ai. Mos u beni qesharak ma shume sa ju mban kurizi!

  11. Meqë SHBA nuk qenka një vend demokratik kapitalist por një vend “oligarki”, atëhere si shpjegohet fakti që shumica e shqiptarëve të varfër synojnë të emigrojnë atje ?
    Keni dëgjuar që qoftë edhe enveristët shqiptarë të tentojnë të emigrojnë në Korenë e Veriut me një sistem diktatorial komunist të ngjashëm me idhullin e tyre Enverin ?

  12. Me Trump, Klinton, Bush, Obama etj pas tyre Kosova as shton as pakeson kete qe e quajne “pavaresi”!
    Se sa eshte kjo “pavaresi” reale mjaft ti hidhet nje sy atij flamutit te turpshem te Republikes Kosoves qe nuk e sheh dot me sy asnje kosovar.

  13. Marreveshja u be ! Marreveshja do te zbatohet ! kjo ka rendesi!. Karlliqet e tjera ky keshtu e ky ashtu lexojini kur shkruan spiuni Ilir Demalia tek 360 grade. Aty masturbohuni ju komentuesa qe kapeni pas fijeve te karit. Ai xhaxhi i madh ka nje axhende per te cuar perpara dhe ka per ta cuar plotesisht ne mandatin e dyte qe e fiton me 3 nentor dhe e ushtron pas dates 20 Janar, kaq e thjeshte eshte….. . Veremlinjve si puna e ketij karit te gjate u ka ardhe mortja tek dera prandaj jane versul duke u kap pasi fijes se barit….

  14. Kaloi një çerek shekulli (25 vite) nga nata e 21 shtatorit 1995 kur Parlamenti, me urdhër të Tiranit, dhunoi haptazi Kushtetutën e falsifikoi votat për të realizuar qëllimet e tij diktatoriale.

    I pafund në Ligësi, Djallëzi, Intrigë e Pabesi, Tirani, i cili kishte nën thundrat e tij e në shërbim të vet të gjitha institucionet, nuk mund ta toleronte faktin se kishte dështuar më parë për ta burgosur kryetarin e Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë) dhe shtypur edhe atë tentative pavarësie të gjyqësorit që ai kishte dëshmuar me disa vendime e vepra.

    Në errësirën e 21 Shtatorit 1995, Tirani urdhëroi SHIK-un famëkeq dhe policinë të rrethonin godinën e Kasacionit dhe të survejonin e ndiqnin kryetarin e kësaj Gjykatë që po punonte në zyrë.

    Deputetët e PD-s i urdhëroi të votonin shpejtazi ultimatumin e tij për shkarkimin e kryetarit të Kasacionit nga çdo funksion.

  15. Sot janë aleatë dhe në një front për të ardhur në pushtet, por dy dekada më parë votonin për arrestimin e njëri-tjetrit, përbetoheshin se do të fusnin njëri-tjetrin në burg si dhe shkëmbenin akuza nga më të rëndat. Mes emrave që votuan pro arrestimit të Sali Berishës si organizator i gushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, figurojnë edhe Ilir Meta, Kastriot Islami, Arben Imami, Nikoll Lesi, Luan Rama, Arben Malaj, Vangjel Tavo dhe Neritan Ceka. Votimi është bërë në Parlament në 18 shtator 1998, katër ditë pas grushtit të shtetit, ku banda të armatosura, nën udhëheqjen e Berishës, pushtuan institucionet shtetërore dhe nisën në fushatë plaçkitje nëpër dyqanet e Tiranës. Kryetari i komisionit të votimit rezulton Nikoll Lesi.

  16. Vdekshin komunistet bythqirafshatareqytetarevgjiterhajdutekriminela. Ju dalshin te kalamojt, po ju nuk e rruani se i keni kopila bunkeresh. Ju zgjebe e kuqe zorraxhinj.

  17. Kjo qe beni eshte shtremberim. Ai tha “Kososva me shumice muslimane”. Nuk tha Kosova vend musliman. Ka nje ndryshim shume te madh. Le te dale ndonje dhe te thote se Kosova nuk eshte vend me shumice muslimane. Pastaj te shpjegoje se perse kjo kosova qe nuk na pelqen ti themi me shumice muslimane ka prodhuar numrin me te madh te vuullnetareve te ISIS per fryme.

  18. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Rama do të ftojë në bashkëqeverisje Lulzim Bashën. Sikur Partia Demokratike të kishte një drejtues të pakorruptuar të jeni të sigurtë që Rama do të humbte zgjedhjet”, deklaroi Topalli.

  19. Kjo deklaratë e Presidentit të SHBA-ve, e vendit, të cilin për nga simpatia, ne shqiptarët e radhisim menjëherë pas Atëmëmëdheut tonë të vetëm, Shqipërisë Natyrale, më shtyri të mendoj dhe të arrijë në këto përfundime:
    1. Se Presidenti aktual dhe në shkuarje i një Superfuqie, nuk po poseduaka as njohuritë më elementare për atë çka flet;
    2. Se si “përfaqësuesi” i Kosovës (kinse kryeministri), ashtu dhe do shoqërues dhe mbështetës të tij, u dëshmuan në vepër se qenkan do specie pa kurrizorësh, do servilë të gërditshëm, e që nga të tillët do të ishte iluzion po të pritej një reagim i drejt dhe me dinjitet, ndaj asaj çka u tha para tyre, fjalëve barazuese mes atyre që kryen veprime gjenocidi të thundrakëve serbo-çetnik dhe viktimës – shqiptarëve të Kosovës.
    Kam bindjen, se po të ishin vërtetë besnik të popullit në emër të të cilit paraqiteshin, do të reagonin si u ka hije, ndaj vënies me pa të drejtë të shenjës së barazimit ( sipas deklarimit të Presidentit Trump), në mes gjenocidit shekullor serbo-sllav ndaj shqiptarëve, në trojet e tyre shumë shekullore dhe kinse gjenocidit të shqiptarëve të ushtruar ndaj serbëve: “Jam i sigurt ( deklaron Trump), se është një çmim Nobel për Paqe. Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë vite. Ata do të ndalojnë vrasjet…”
    Mendoj, se reagimi i “Kryeministrit” tonë dhe i shpurës se tij, i cili do duhej të bëhej, do të ishte i qëndrueshëm sepse do të kishte mundësi për t’u bazuar në shumë argumente të mbështetura në të vërtetën e dëshmueshme lehtë dhe nga burime me peshë. E vërteta është një dhe e pa kontestueshme, se thundrakët serbo-sllavë ishin ata që sulmuan, terrorizuan, dogjën, dhunuan, që shkaktuan lumenj lotësh dhe të gjakut dhe që përzunë nga trojet e tyre të shkrumbuara, me qindra mijëra shqiptarë, të cilët kishin shpëtuar pa u përshkuar nga plumbat dhe “kama” çetnike. Pra, të gjithë ata që llomotisin në shërbim të barazimit të viktimës dhe kriminelit, ngjashëm siç thotë Trump, se u bënë vrasje masive mes shqiptarëve dhe serbo-çetnikëve, ose janë serbo-sllavofil ose janë të marrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *