• |
ide | kryesore

Gary Neville bën ‘copë’ Lindelof e Maguire: “Me dy mbrojtësi si këta Manchester United nuk e fiton kampionatin”

-Instant, Sport



Manchester United nuk do të jetë në gjendje të fitojë Premier League me një dyshe difensive qendrore si ajo e formuar nga Victor Lindelof e Harry Maguire, ka analizuar ish-mbrojtësi i kombëtares së Anglisë dhe United Gary Neville. Sezoni i United nisi të shtunën me një humbje 3-1 kundër Crystal Palace, me suedezin Lindelof fajtor në të tre golat kundërshtare. United përflitet se është në ndjekje të sulmuesit anësor të Borussia Dortmund Jadon Sancho, por Neville mendon se tekniku Ole Gunnar Solskjaer duhet ti japë prioritet firmës me një mbrojtës qendror të zhdërvjellët.

“Mund të flasim për Sancho e për gjithcka na pëlqen, por për sa kohë United nuk do të ketë një qendror që të vrapojë e të mbrojë një kundër një nuk do ta fitojë kurrë kampionatin”, ka thënë për Sky Sports Neville, që ka fituar tetë kampionate në Old Trafford. “Nuk do ta fitojnë kurrë Premier League me atë dyshe qendrash. Duhet të kenë një qendror të lëvizshëm e dominues përkrah Lindelof o Maguire. Ata të dy nuk janë të shpejtë, është një karakteristikë që nuk e kanë”.

Të martën United do të përballet me Luton Toën në Kupën e Ligës përpara se të kthehen në Premier League me një transfertë në Brighton ditën e shtunë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *