• |
ide | kryesore

Gjobë deri në 10000 paund për shkelësit e masave kundër Covid-19 në Angli

Lajme, Planet



Qytetarët në Angli rrezikojnë të gjobiten deri në 10000 paund, në rast se shkelin rregullat e karantinës. Ky vendim iu është komunikuar qytetarëve nga autoritetet, teksa vijojnë apelet për vetizolim për personat që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjobat do të zbresin në 500 paund për personat me të ardhura më të ulëta. Edhe kryeministri Boris Johnson u shpreh se për të shmangur rritjen e rasteve, qytetarët duhet të respektojnë masat e vendosura.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar përhapjen e koronavirusit si edhe për të mbrojtur veten dhe të afërmit”, tha Johonson.

Johnson gjithashtu deklaroi se nuk “dëshironte të merrte masa më të mëdha bllokimi”, por që kufizimet siç është ajo e distancës sociale janë të nevojshme. Rregullat e reja të kufizimit u aplikuan për Lancashire, Merseyside, pjesë të Midlands dhe West Yorkshire.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *